Vazhdojnë gafat e rënda të institucioneve tona, me papërgjegjshmëri totale. Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit ka bërë publikë listën me 4 emra të personave që duhet të justifikojnë pasurinë në kuadër të në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për k.rim të organizuar apo kr.ime të rënda.
Ajo që vihet re mes emrave të publikuar është emri i Shkëlzen Dumanit, një person i cili rezulton i vr.a.rë që prej vitit 2014.
Shkëlzen Dumani, u vra krah grupeve xhihadiste në vitin 2014 në moshën 39-vjeçare.
Sipas riteve fetare në Siri ushtarët e vd.ekur për luftën e shenjtë bien shahit dhe va.rrosen në tokën ku kanë lu.ft.uar.