Erion Alibej, i arrestuari i sotëm qe akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atnetat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Erion (Andrea) Alibej, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës. Atëherë ai ishte 27 vjec dhe u kap bashkë me vëllain e tij, Endritin që ishte 29 vjeç. Ky i fundi ishte drejtuesi i një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë.
Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Endrit dhe Erion Alibej, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €. Operazioni “Cocash” që zgjati përreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri në qershor 2013 dhe është shtrirë krahas veriut të Italisë edhe në Holandë i vuri ata në pranga.
Endrit Alibej, 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte disa emra madje edhe te shtetësive te ndryshme. Ai përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri duke përdorur në këtë rast mbiemrin e nënës. Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis. Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”. Ndërsa vëllai i tij, i arrestuari i sotëm, Erion Alibej, përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.
Si u vra Endrit Alibej, tre ditë para Vitit të Ri, në sy të gruas dhe fëmijëve
Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë. Famtmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.
Kush ishin dy viktimat, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, çfarë i lidhte me njëri-tjetrin?
Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj ishin miq me njëri-tjetrin. Emiljano Ramazani u ekzekutua në 20 korrik, teksa ishte duke parkuar mjetin e tij. Mbi që u qëllua me 5 plumba që e lanë të vdekur në vend. Në lidhje me ekzekutimin e Ramazanit janë arrestuar 6 persona, por në qëli janë vetëm Albert e Seit Menehasa. Katër të shoqëruarit e tjerë, Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi u liruan pasi ndaj tyre nuk u gjetën prova.
39-vjeçari i njohur si Rramami ishte një person i skeduar edhe më parë nga Policia e Shtetit. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë. Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale. Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, personin që është në kërkim për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas dhe ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërsa 23-vjeçari Rigers Runaj, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit. Vrasja e këtij të fundit dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ‘nuhatur’ gjurmët e autorëve të vërtetë.
Si u vra Runaj, masakrimi 27 herë me thikë
Më 29 korrik, nëntë ditë pas ekzekutimit të Ramazanit u vra Runaj. Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi konsumuan lëndë narkotike me Runajn, e vranë atë me thikë. Halili është bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje ka rënë edhe Erjon Shehu, kunat i Xhuliano Hoxhës. Më tej bëhet me dije se Shehu ka qenë në kërkim, pasi është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Runajt pranë varrezave të qytetit.
Halili dhe Hoxha akuzohen gjithashtu se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Ata dyshohet se janë personat që kanë informuar ekzekutorët për lëvizjet e Ramazanit, në mënyrë që ‘puna’ e tyre, të bëhej më e lehtë.
Ekzekutimi i Bujar Çelës
Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e djeshëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punënë si taksist në të zezë. Viktima ishte vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Ky i fundit akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.