Pamje skandaloze kanë kapur kamerat e parlamentit teksa një prej deputetëve shihet duke shijuar pamje p*rnografike në telefonin e tij.
Deputeti tajlandez Ronnathep Anuwat po shihte videon për të paktën 10 minuta, teksa në parlament po zhvillohej debati për buxhetin.
Kreu i parlamentit e ka paralajmëruar deputetin, por tha se nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap pasi nuk ka pasur ankesa ndaj tij. Rregullorja nuk e ndalon një ligjvënës që të shohë materiale të ndryshme në celular.