• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kush e thyen ligjin e heshtjes, e pret vdekja”/ Djemtë e bukur me në krye Dizdarin zbatonin kodin e Omerta-së, si u frymëzuan nga “The Godfather” dhe mafia siçiliane

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Kush e thyen ligjin e heshtjes, e pret vdekja”/ Djemtë e bukur me në krye Dizdarin zbatonin kodin e Omerta-së, si u frymëzuan nga “The Godfather” dhe mafia siçiliane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Ai që nuk e respekton kodin e ‘Omertës’, do të ekzekutohet”. Ky ishte një rregull i prerë për grupin e djemve të “Kompania Bello” që u shkatërrua sot në një operacion ndërkombëtar. Mësohet se të gjithë anëtarët e këtij grupi, që sot ranë në pranga, zbatonin kodin e “Omertës” që nënkuptonte heshtjen e çdo të bashkëpunëtori.

Kush guxonte të nxirrte sekretet e grupit, pasi të arrestohej e priste vetëm vdekja.





Por çfarë është fjala Omerta dhe nga rrjedh?

Omertà është një qëndrim popullor dhe kod nderi, i zakonshëm në zonat e Italisë së Jugut, të tilla si Siçilia, Kalabria dhe Campania, ku organizatat kriminale si Mafia, ‘Ndrangheta dhe Camorra janë të forta. Një përkufizim më i zakonshëm i kësaj fjale është “kodi i heshtjes”.

Omertà nënkupton “ndalimin kategorik të bashkëpunimit me autoritetet shtetërore ose mbështetjen në shërbimet e tij, edhe kur dikush ka qenë viktimë e një krimi”. Edhe nëse dikush dënohet për një krim që nuk e ka kryer, ai supozohet të vuajë dënimin pa i dhënë policisë ndonjë informacion në lidhje me kriminelin e vërtetë, edhe nëse ai kriminel nuk ka asnjë lidhje me vetë Mafien. Brenda kulturës mafioze, thyerja e Omertà-së dënohet me vdekje.

Kodi u miratua nga Sicilianët shumë kohë para shfaqjes së Cosa Nostra.

Fjalë për fjalë, fjala përkthehet “burrëri” dhe nënkupton se nuk je ‘burrë’ kur bashkëpunon me drejtësinë kundër mafias.

“Ju kurrë nuk duhet të nxirrni sekretet e kësaj shoqërie, duke respektuar traditën e lashtë të Omertà-së. Dënimi për shkeljen e këtij ligji është vdekja,”- thoshte Michael Corleone (Marlon Brando) pjesë e filmit të njohur “The Godfather” (Il Padrino).

Kështu, frymëzuar nga grupet më të vjetra dhe të sofistikuar kriminalë, Eldi Dizdari dhe Dritan Rexhepi, dy kokat e kartelit të parë shqiptar që u shkatërrua, ishin të qartë me bashkëpunëtorët e tyre. Nuk dimë të themi nëse ka ndonjë anëtar të këtij grupi që mund të jetë bërë shembull, për t’u treguar të tjerëve që kodi i heshtjes nuk ishte vetëm një fjalë për ta….

Tashmë, Elis Dizdari alias Denis Matoshi, pritet që të ekstradohet drejt Italisë, në Romë. Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Koka e tij ishte pikërisht Dizdari, i cili merrte drogën e siguruar nga Dritan Rexhepi (që ndodhet në burg në Ekuador) dhe e shpërndante. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë. Po ashtu, janë arrestuar edhe 20 persona jashtë vendit, 5 prej të cilëve janë shqiptarë. Të arrestuar ka edhe në Shqipëri, ku 5 persona, pjesë e kartelit që në vendin tonë njihej si “Kompania Bello”, ranë në prangat e policisë.

Pas

E thonë eskpertët, syzet optike bëjnë këtë ‘mrekulli’ të madhe kundër virusit

Para

Fisi i Haklajve i vrau babanë/ Zbulohet historia e frikshme e Eldi Dizdarit që e nisën jashtë për t’i shpëtuar plumbit

Para
Fisi i Haklajve i vrau babanë/ Zbulohet historia e frikshme e Eldi Dizdarit që e nisën jashtë për t’i shpëtuar plumbit

Fisi i Haklajve i vrau babanë/ Zbulohet historia e frikshme e Eldi Dizdarit që e nisën jashtë për t’i shpëtuar plumbit

Të Gjitha

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

nga Fast News
08:30 | 06/08/2025
0

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

nga Fast News
08:00 | 06/08/2025
0

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

nga Fast News
17:46 | 05/08/2025
0

Recent News

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

09:00 | 06/08/2025
Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

08:30 | 06/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar