Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me operacionin ndërkombëtar antidrogë që shkatërroi grupin me shqiptarë, një nga më aktivët përsa i përket trafikut të kokainës.
Hoxha thekson se më në fund gjërat tashmë kanë filluar të lëvizin.
Ai përmend ndër të tjera dhe dy personazhe të fuqishëm të botës së krimit, Denis Matoshi (Eldi Dizdari) që u arrestua në Dubai dhe dyshime për Dritan Rexhepin që ndodhet në burgun e Ekuadorit.
REAGIMI I PLOTE I ARTAN HOXHES
Nje superoperacion nderkombetare kunder boseve te trafikut te kokaines, eshte ne vijim e siper ne Spanje, Hollande, Belgjike, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne Shqiperi..
Goditet nje organizate kriminale gjigande e shtrire ne tre kontinente, Amerika e Jugut, Europe, Azi…
Objekt i operacionit, linja e madhe nderkombetare e trafikut te kokaines qe nisej nga Ekuadori, zbarkonte ne Europe, dhe milionat e eurove investoheshin ne Shqiperi dhe ne Dubai…
Deri tani 20 te arrestuar, Ne Dubai eshte arrestuar Denis Matoshi(Eldi Dizdari) nje emer i njohur ne Shqiperi.
Nderkohe 5 prej urdherarresteve jane leshuar dhe po ekzekutohen ne qytetin e Vlores, ku eshte synuar goditja e nje grupi personash me lidhje te forta me Ekuadorin.
Aksioni ka nisur mbremjen e djeshme dhe ka vazhduar gjate mengjesit te se enjtes.
Arrestimi i pjestareve te kesaj organizate nderkombetare eshte bere ne kuader “te grupit te strukturuar kriminal”, pasi akuzohen se kane trafikuar drejt tregut europian, tonelata te tera kokaine me origjine nga Ekuadori.
Nga grupi hetimor thuhet se, pjese e kesaj organizate nderkombetare, dyshohet se eshte edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos ne Ekuador qe nga 24 qershori i vitit 2014-te…