Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë.
Mësohet se një makinë e tipit “Volksëagen” ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Ndërfushaz.
Për pasojë ka humbur jetën shoferi 35-vjeçar, Gersi Nikolli.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.