• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
5 years më parë

Mirush Kabashi kryetar i partisë së re? Rudina Hajdari tregon gjithçka (VIDEO)

ngaAurora Sulçe
në Të gjitha
0
Mirush Kabashi kryetar i partisë së re? Rudina Hajdari tregon gjithçka (VIDEO)

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka qenë sot e ftuar më studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur lidhur me aktualitetin politik, hapjen e listave, koalicionet, por edhe aventurën e saj të re, që do të jetë ajo e një partie të re politike.

Hajdari tha se ajo është për hapjen e listave 100%, ndërkohë që sipas saj barazia gjinore mund të arrihet me një korrektim paszgjedhor. Hajdari shtoi se gratë në Kuvend punojnë më shumë se burrat, por ende nuk kanë arritur dot që të shkëputen prej vullnetit të kryetarit.

“Ne do të shkojmë në hapjen e listave 100%, do të ndjekim deri në fund kërkesën e qytetarëve. Mazhoranca nuk mund ta bëjë taksative që listat për partitë e tjera të jenë të hapura deri në 30%. Mund të ketë një korrektim sa i takon barazisë gjinore, që kjo të bëhet pas rezultatit, në rast se nuk arrihet kuota prej 30 % që të jenë gratë.

Përmes korrektimit duhet të shkojnë në Kuvend gratë që kanë marrë më shumë vota, në këtë rast ne kemi të bëjmë me një diskriminim pozitiv. Në të gjitha raportet rezulton se gratë bëjnë më shumë punë sesa burrat, edhe pse ka shumë pak gra që arrijnë të dalin kundër shefit të tyre. Gratë në tërësi kanë qenë të heshtura përballë liderve të tyre, unë jam një nga gratë që kam guxuar të dalë kundër kryetarit, dhe ja ku jam sot, jam përjashtuar nga partia.

Duhet që ndryshimet kushtetuese të reflektohen në Kodin Zgjedhor, deri në fund të muajit shtator, pasi nuk mund të preket Kodi 6 muaj para zgjedhjeve, kjo duket të jetë e vështirë për tu arritur në momentet që flasim”, u shpreh Hajdari.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sa i takon takimit me Yuri Kim, Hajdari tha se ajo ishte një darkë mes miqsh, dhe që nuk mund të prononcohej më shumë.

“Ajo që mund të them unë sa i takon koalicioneve, është se unë nuk kam asnjë problem prej tyre, vetëm në rast se nuk ka një deformim të vullnetit të qytetarëve. Mandati duhet të vlejë për të gjitha partitë njësoj, qofshin në koalicion apo jo. Ai ishte një takim mes miqsh, informal, në momentin që do të kemi një takim zyrtar, unë do ta njoftoj këtë në media.

Sa i përket listave të hapura mendoj se jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por ajo çka ndodhi, ishte që çdo palë donte të merrte diçka në tryezën e Këshillit Politik, dhe ndërkombëtarët thanë se ne si opozitë parlamentare kërkonte lista të hapura dhe ne e morëm atë”, tha Hajdari.

Më tej deputetja foli dhe për partinë e re Nisma, që sipas saj do të tentojë të ndryshojë mënyrën e politikbërjes në Shqipëri, ndërsa mohoi zërat se në krye të kësaj force do të jetë aktori i njohur Mirush Kabashi.

”Ne kemi bashkuar forcat me Nismën Thurje, ata kanë njerëz të tyre, Nisma Thurje do të vijojë të ekzistojë ende si shoqëri civile, ndërsa figurat kryesore do të mblidhen për të bërë një grupim së bashku, për të pasur pse jo dhe një ndikim politik.

Po të shikosh tani të treja partitë politike janë njësoj, si një biznes familjar, që të gjithë bëjnë atë që thotë kryetari. Tani ata kërkojnë që të ketë një rotacion që të marri secili prej tyre fitimet. Po ta shikosh parlamentin, është e vështirë që të shohësh deputetë që debatojnë lidhur me idetë.

Qytetarët kanë humbur interesin te parlamenti, do të vijë një parti politike që përqafon idealet dmemokratike. Do të kemi personazhe të tjerë që do të na bashkohen në javët e ardhshme, do të jenë të rinj nga diaspora që duan të japin idetë e tyre. Partia do të quhet Nisma, pozicionin që unë do të kem do ta vendosin qytetarët.

Jo nuk është e vërtetë që zoti Kabashi do të jetë kryetar i kësaj force politike, ai ka qenë një mbështetës i Nismës por nuk është e vërtetë që ai do të ketë një rol drejtues. Mendoj se duhet të jetë në dorën e qytetarëve që të zgjedhin se kush do të drejtojë atë partinë, pasi në këtë mënyrë mund të rinovohet drejtimi i partive direkt nga qytetarët”, tha më tej Hajdari.

Pas

‘E veshën me flori’, u njoh në Facebook me aktorin e famshëm indian, kjo është historia e pabesueshme e “Hirushes Shqiptare”

Para

Ngjarje e rëndë/ 16-vjeçari i ngul thikën bashkëmoshatarit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
Aksident i rëndë në Himarë/ Ndërron jetë një person, plagosen 2 të tjerë

Ngjarje e rëndë/ 16-vjeçari i ngul thikën bashkëmoshatarit

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar