Nga Alice Elizabeth Taylor
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një video në Facebook tha se një skuadër prej “dhjetra” vullnetarësh mbollën 25 mijë pemë në një ditë.
Në postimin e datës 2 prill shihet se si ai dhe një grusht vullnetarësh po punojnë fort në zonën e Allgjatës në Vaqarr, afër Tiranës. Në një faqe kodre, në sfondin e videos shfaqen disa vullnetarë që po punojnë për të mbjell disa rrënjë fidanë.
Nga video, jo vetëm është e dukshme se atje ka vetëm disa vullnetarë, por duket se ka dhe shumë mungesë rrënjesh pemësh. Në disa pamje të videos shoqëruese, shihen disa bimë rreth 1 metër të gjata, por përvec këtyre zona është e zhveshur.
Deklarata e tij se këto “dhjetra”vullnetarë mbodhën 25 mijë permë në disa orë, është pak të thuash e habitshme.
Le të bëjmë disa llogari.
Nga video dhe nga komentet e tij, mund të themi se janë rreth 50 vullnetarë.
25 mijë rrënjë e pjestuar për 50 vullnetarë do të thotë se çdo njëri prej tyre duhet të mbjell 500 pemë. Nëse i pjestojmë 500 pemë me orë pune (le të themi 3 orë) cështja bëhet edhe më shumë interesante — çdo vullnetarë duhet të mbledhë 166.6 rrënje për orë. Kjo do të thotë se secili prej tyre do të mbjell 2.7 pemë në minutë.
Për ta përmbledhur, i bie se çdo vullnetarë për 20 sekonda hapi një gropë, futi një rrënjë, dhe e mbuloi gropë me dhe. Edhe nëse gropat do ishin hapur paraprakisht, duhet dikush të mbajë rrënjen dhe sërish të duhet kohë ta fusësh në tokë dhe të hedhësh dhe rreth saj.
Kjo duke mos marrë parasysh kohën që duhet për të vendosur një shkop ku do të mbahet filizi që do të rritet, si dhe as kohën për vendosjen e tubave të mbrojtjes të cilat janë të nevojshme që rrënja të rritet në bimë.
Exit.al foli me një specialist të fushës së pemtarisë, i cili ka punuar për shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe në SHBA për 20 vjet. Ai na shpjegoi se nëse ato do të ishin rrënjë të vogla dhe gropat tashëm do të ishin të hapura, një person do të mbidhte 20 pemë në orë.
Nëse do të do të duhet të vendoste edhe shkopin edhe tubat mbrojtës do të mbidhte 10 pemë në orë. Nëse pemët do të ishin të mëdha, le të themi 1 metër, si këto që duken në videon e Veliajt, kjo do thotë se do të duhej një skuadër me 2 veta për të mbjell 5 pemë në orë.
EXIT.AL