Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme.
Dy arsyet kryesore vijojnë të jenë mungesa e pagave dhe rifillimi i punës.
Protesta u shoqërua me tensione pasi ata tentuan të futeshin me forcë brenda godinës së Uzinës.
Naftëtarët pretendojnë që shteti të ndërhyjë dhe ti japë zgjidhje.
Njërit prej protestuesve i ra të fikët dhe u dërgua në spital me makinë private.
“Nuk e kuptoj se çfarë roli ka policia këtu”, tha një prej naftëtarëve.
“Brenda mundësive hapni atë portën, sepse ne nuk do të lëvizim, hapeni portën se ne gjithë javën këtu do të rrimë. Rafineria është e jona, rafinerinë e kanë ndërtuar naftëtarët, këtu e 40 vite. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të marrë zgjidhje”, tha protestuesi.