• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kjo nuk pritej/ Luana Vjollca i jep fund lidhjes pas 4 vitesh me biznesmenin, ja shkaku i ndarjes

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Kjo nuk pritej/ Luana Vjollca i jep fund lidhjes pas 4 vitesh me  biznesmenin, ja shkaku i ndarjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Showgirl i njohur, Luana Vjollca, i ka dhënë fund historisë 4-vjeçare me biznesmenin e njohur nga Kosova, Krenar Çoçaj, i cili i menaxhonte asaj edhe karrierën si këngëtare.

Ky lajm do të kishte mbetur në heshtje, nisur nga fakti që ata nuk kanë foto në çift së bashku, të cilat mund t’i fshijnë pas ndarjes. Por, përveçse kanë hequr njëritjetrin nga “Instagram”-i, shkak për të zbuluar këtë ndarje u bë mungesa e Krenar Çoçajt në ditëlindjen e moderatores, e cila pak ditë më parë festoi 29-vjetorin.

Krenari nuk u pa askund në festën e saj, ndërkohë që vitet e tjera ai ka qenë organizatori, financuesi dhe surprizuesi i ditës së saj më të rëndësishme të jetës.

Mësohet se gjithçka ndodhi pasi ata u kthyen nga pushimet pak para ditëlindjes së Luanës, meqenëse 1 shtatori duhej ta gjente Luana Vjollcën në punë, në përgatitjet e nisjes së sezonit të ri televiziv ku ajo drejton “Shiko kush luan”.

Në spotin e programit u shfaq në versionin e Mimoza Llasticës, personazhit të famshëm të kinemasë shqiptare, duke dëshmuar kështu se pavarësisht se punon shumë në karrierë, në jetën jashtë kamerave di të jetë e llastuar. Prej ditësh, Luana ka treguar se po punon për një tjetër projekt muzikor, por pa dhënë shumë detaje.

Por ç’ndodhi që ajo prishi marrëdhënien me Krenar Çoçajn, i cili po ashtu si kunati i saj Getoar Selimi, pas lidhjes me Luanën u vendos në Tiranë me shtëpi dhe biznese.

Ndërkohë kthehemi tek arsyeja që e bëri çiftin të fshijnë njëritjetri. Sipas burimeve të njerëzve të tyre të afërt, flitet se shkak u bë bashkëpunimi i para pak javëve me këngëtarin mjaft të njohur latin, Jay Santos, i cili erdhi posaçërisht në Tiranë, ku u takua me Luanën.

Jay Santos ndau edhe momente nga xhirimet që u realizuan në Shqipëri, ku i bëri tag Luanës. Me publikimin e klipit nuk munguan komentet e fansave që vinin në dukje afeksionin dhe kiminë mes tyre.

Sipas burimeve, Krenari është bërë xheloz, pasi ky bashkëpunim i Luanës me latinin seksi nën mbikëqyrjen e tij, duket se i ka dalë nga parashikimi. Kujtojmë që këtë vit ata kishin planifikuar edhe ceremoninë e dasmës, por që vendosën ta shtynin në pranverë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit i prishi të gjitha planet që Luana kishte bërë për një ceremoni madhështore VIP këtë verë. Luana dhe menaxheri i saj nga Prishtina, Krenar Çoçaj, kishin caktuar vitin 2020 për dasmën e tyre dhe celebrimin gjatë një ceremonie në breg të detit në Gjirin e Lalzit, njësoj siç bëri motra e saj, Marina Vjollca, me reperin e njohur, Getoar Selimi.

KATËR VITET MAGJIKE TË LUANA VJOLLCËS NË KRAH TË KRENARIT

E si kanë qenë këto katër vite të Luana Vjollcës në çift me Krenar Çoçajn? Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo arriti ta bënte kështu jetën e saj larg televizionit.

Miqtë e afërt konfirmojnë vazhdimisht se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika. Gati dy vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri Krenar Çoçaj e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës.

Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri-diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie.

Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

Pas përfundimit të sezonit televiziv të kaluar me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”.

Më pas, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata.

/Panoramaplus.al

Pas

Bima mjekësore që ju duhet për shëndetin e stomakut dhe trurit

Para

Denoncimi i fortë i PD/ 10 mësues në këtë shkollë të Tiranës janë infektuar me COVID19

Para
Denoncimi i fortë i PD/ 10 mësues në këtë shkollë të Tiranës janë infektuar me COVID19

Denoncimi i fortë i PD/ 10 mësues në këtë shkollë të Tiranës janë infektuar me COVID19

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar