Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar dje në mbrëmje në llogarinë e tij në Tëitter një video që ka bërë xhiron e internetit.
Bëhet fjalë për mënyrën se si komunikojnë liderët europianë dhe krahasimi me kryeministrin tonë Edi Rama.
Në të vihet në lojë gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë.
“Plas peshku, midhjet me karkalecat dhe me sardelet, peshku, byrek, sardele, si midhje dhe si karkaleca, peshqve, do peshkojne, nuk ka peshk, karkaleci, peshku, o karkalec deti, o midhje, o sardele”, janë disa nga fjalët e përdorura nga kryeministri që janë shkëputur për të treguar gjuhën që shefi i qeverisë përdor.
“Liderat në botë dhe ky TERSI ynë…”, shkruan Basha krahas pamjeve të shpërndara.
Liderat në botë dhe ky TERSI ynë… pic.twitter.com/4Q5B8yCvXm
— Endrin Gjipali (@EndrinGjipali) September 12, 2020