Të pathënat e ngjarjes së rëndë janë bërë me dije nga banorët e fshatit Vërdovë në Pogradec. Opinioni i tyre është negativ për Blerim Bizgjonin, 46-vjeçarin e arrestuar me akuzën për përdhunimin e një të miture 13 vjeçe.
Mësohet se Bizgjoni është babai i dy vajzave. Vajza e abuzuar ishte shoqe me njërën prej vajzave. Sipas banorëve 13-vjeçarja kishte gati një vit në shtëpinë e tij.
“I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja.
Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën”, deklaroi një banore.