• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ashpërsohet Kodi Rrugor, 10-fishohen gjobat për mbajtjen e celularit dhe ndalohen…, ja kur ju hiqet patenta

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ashpërsohet Kodi Rrugor, 10-fishohen gjobat për mbajtjen e celularit dhe ndalohen…, ja kur ju hiqet patenta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin për Kodin Rrugor.

Janë plot 28 ndryshime që janë propozuar për ashpërsim të masave për drejtuesit e automjeteve, duke nisur që nga 10-fishimi i gjobave për mbajtjen e telefonit e deri në konfiskim të mjetit apo ndalimin e makinave të blinduara. Makinat e blinduara që qarkullojnë pa autorizim krahas konfiskimit do të gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë. Kjo është një nga 28 ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor që Ministria e Brendshme ka dërguar për konsultim në Kuvend. E njëjta vlerë gjobe parashikohet edhe për shoferët të cilët zotërojnë mjetin e blinduar me autorizim, por ia japin ta drejtojë një personi të paautorizuar. Kodi i ri Rrugor parashikon ashpërsim të masave për shkeljet që në pjesën më të madhe të rasteve janë shkaktarët e regjistrimit të ngjarjeve të rënda, si përdorimi i celularit në timon, alkooli dhe shpejtësia. Përdorimi i celularit pritet të ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë nga 500 deri 1000 lekë që është aktualisht. Në rast se shkelja përsëritet 3 herë krahas gjobitjes ka pezullim të lejes së drejtimit deri në 3 muaj dhe ulen 10 pikë nga patenta. “Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë. Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre”. Në pikë 3, fjalët “nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë” zëvendësohen me fjalët “nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”. Pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen si më poshtë: “4. Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë”, thuhet në projektligj.





Ja ashpërsimet e tjera

Ashpërsim do të njohë dhe gjoba për shoferët që drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit në masën 0.8 deri në 1.5 gramë për litër, për të cilët parashikohet gjobë deri në 40 mijë lekë dhe 50 për qind më shumë nëse shkelja konstatohet gjatë orarit 22:00 deri në 07:00. Ndëshkimi do shoqërohet dhe me arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 12 deri në 24 muaj. Sa i takon shpejtësisë tej normave të lejuara masat janë rritur, por ndër më të rëndat është tejkalimi shpejtësisë maksimale me 50 km në orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km në orë në ato të banuara ku gjoba shkon nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë. “Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet edhe masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe i heqjes së tre pikëve”, thuhet në projektligj. Ndryshimet në Kodin Rrugor pritet të prekin dhe radhët e uniformave blu pasi në propozimet e bëra parashikohet që efektivët e policisë që drejtojnë një automjet policie do të duhet të pajisen me leje drejtimi të veçantë shërbimi për t’u autorizuar atyre shërbimin që kryejnë. Ndryshimet e prezantuara nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në shkurt, tani presin dritën jeshile nga Parlamenti për të kaluar më pas në zbatim. Ndërsa në momentin që hiqen të gjitha pikët e patentës, shoferi detyrohet të kthehet edhe njëherë në autoshkollë.

Pas

Është një italian! Cristiano Ronaldo zbulon sekretin e madh të jetës së tij

Para

Zbulohen akuzat e rënda, ‘Lorik Cana’ përdoret për të pérdhunuar femra. Policia zbardh skemën

Para
Zbulohen akuzat e rënda, ‘Lorik Cana’ përdoret për të pérdhunuar femra. Policia zbardh skemën

Zbulohen akuzat e rënda, 'Lorik Cana' përdoret për të pérdhunuar femra. Policia zbardh skemën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar