Gala Aliaj, vajza e Robert Aliajt është shpallur fituesese e “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo rrëmbeu këtë çmim teksa performoi këngën e Elton John me titull “Goodbye Yellow Brick Road”. Zëri i saj mahniti jo vetëm jurinë, por miliona shikues.
Por çfarë u vu re gjatë performancës së saj?
Gjatë kohës që ajo performonte, kamerat kanë pikasur një detaj në dorën e saj. Është pikërisht një unazë patriotike me shqiponjën dykrenare në ngjyrë të zezë, e cila na bën krenarë të gjithëve. Këtë unazë Gala e ka vendosur në dorën e saj të djathtë.
Dalja fituese në “The Voice Kids of Belgium” është një arritje shumë e madhe për Gala-n, sukses ky që mund t’i hapë rrugë në muzikën ndërkombëtare. Disa vite më parë Gala u shfaq edhe në skenën shqiptare, në periudhën kur Roberti ishte në jurinë e “Dance with me”.