• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Verë, birra dhe shoqëri e mirë! Ilir Beqaj kapet mat dhe filmohet brenda restorantit luksoz me…

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Verë, birra dhe shoqëri e mirë! Ilir Beqaj kapet mat dhe filmohet brenda restorantit luksoz me…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për shumë njerëz në Shqipëri, por jo vetëm, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, duhet të vendoset përballë drejtësisë, sidomos për kontratat e dyshimta koncensionare. “Boldnews.al” ka siguruar një video ekskluzive, në të cilën Beqja gjendet realisht përballë “Drejtësisë së Re”.

Por, jo në pozicionin që i duhet të japë llogari për dyshimet publike që ekzistojnë mbi të prej disa vitesh. Mes tij dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë gjenden disa shishe verë, në dukje të shtrenjta, pamje të cilat tregojnë se Ilir Beqja nuk i druhet aspak përballjes me ligjin.

Në videon e siguruar nga redaksia, Beqja gjendet në pozicion “i dystuar” në anë të tavolinës dhe përballë tij është drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Në tavolinë janë edhe disa persona të tjerë, në të cilët “Boldnews.al” ka identifikuar një zyrtare të lartë të administratës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (në video është në pozicionin me kurriz, me flokë të gjatë).

Pamjet tregojnë se ndërmjet personave në tavolinën e veçuar të një restoranti luksoz, ekziston një lloj raporti miqësor dhe ata ndihen të çliruar në bisedat që zhvillojnë.

Natyrisht, nuk përbën asnjë vepër penale që disa persona të drekojnë ose darkojnë mes tyre.

Por pozitat e personave që ndihen të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, krijojnë dyshime të forta.

Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, ishte nënshkruesi i disa kontratave koncensionare, për të cilat ka pasur dyshime për abuzime financiare dhe klientelizëm.

Këto kontrata janë nën hetim nga Prokuroria Speciale-SPAK, e cila ka nisur veprimet proceduriale pak javë më parë.

Pritshmëria publike është e lartë dhe opinioni qytetar shpreson që prokurorët e SPAK të arrijnë të gjejnë prova inkriminuese për Ilir Beqjan.

Por, përballë hetimit të SPAK-ut, ish-ministri i Shëndetësisë duket i pashqetësuar. Ai duket se i ka krahët e ngrohta nga “Drejtësia e Re”.

Videoja që shoqëron këtë shkrim dëshmon raportet e tij pozitive me drejtuesin e KLP-së, Gent Ibrahimi, struktura e të cilit është përgjegjës për përzgjedhjen dhe kontrollin e prokurorëve të SPAK-ut.

Pa dashur të paragjykohet hetimi i nisur nga SPAK, megjithatë “miqësitë” e Beqjas me titullarët e rinj të drejtësisë dhe të strukturave të Vetingut, nuk duket se japin shumë shpresë për vendosjen e tij përballë ligjit.

Derisa të ketë sinjale për të kundërtën, Ilir Beqja duket se do të qëndrojë përballë drejtësisë, me shishe vere të shtrenjta në mes.

Ndërkohë, shqiptarët do të vijojnë të “ngopen” me premtimet e bujshme të ambasadorëve aradhë amerikanë në Tiranë, të cilët, duke folur në emër të shqiptarëve, paralajmërojnë “arrestimet e peshqve të mëdhenj”.

I pari Donald Lu, një nga mbështetësit e përgatitjes së “rrjetave të mëdha”, tashmë është duke shijuar mandatin e tij në Kirgistan.

Ambasadorja aktuale, Yuri Kim, gjithashtu i konsideron prokurët e rinj si “heronj” të Shqipërisë.

Qytetarët shqiptarë shpresojnë që premtimet pompoze për “peshqit e mëdhenj”, të tipit Beqja, të realizohen një ditë dhe të mos jenë thjesht deklarime si “fluska në ajër” e gjithçka të përfundojë në kapjen e “cironkave” që notojnë në ujërat e ndotur të korrupsionit në administratën publike shqiptare.

Marrë nga BoldNews

Pas

Pëllumb Pipero jep lajmin e mrekullueshëm:”Ja kur do të ikë virusi nga Shqipëria”

Para

Nuk ia gjente dot sëmundjen asnjë mjek, ja si ia shpëtoi infermierja jetën vogëlushit 5-vjecar

Para
Nuk ia gjente dot sëmundjen asnjë mjek, ja si ia shpëtoi infermierja jetën vogëlushit 5-vjecar

Nuk ia gjente dot sëmundjen asnjë mjek, ja si ia shpëtoi infermierja jetën vogëlushit 5-vjecar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar