Pas zërave se nuk do të jetë më në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj ka komentuar sot nga Vlora zërat për largimin e tij nga detyra.
Ministri është pyetur nga gazetarët, në momentin që ishte i pranishëm në një aktivitet në qytetin bregdetar.
“Flitet që me ndryshimet e reja nuk do jeni më në këtë post. Çfarë komenti keni?” u pyet Lleshaj.
“Çfarë komenti mund të kem për këtë?! (Qesh) Që sdo të jem në këtë post është krejt e sigurt”, u përgjigj.
Është e sigurt?
“Patjetër që është e sigurt. Askush nuk është i përjetshëm në një post (Qesh)”, shtoi ministri.
Por kujtojmë se Sandër Lleshaj është larguar tashmë dhe nga drejtimi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës.
Nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka komentuar vendimin për largimin e Lleshajt duke thënë se nuk ka të bëjë me performancën e tij si drejtues politik.