Sot ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka zhvilluar një takim në Shkodër me kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi.
Në fund numri një i diplomacisë së SHBA ka dalë e qeshur dhe e ka cilësuar Ademin si një mike duke e falenderuar për pritjen.
Ndërkohë, Kim nuk i ka ndalur mesazhet e forta në momentin që është pyetur për situatën politike në Shqipëri.
Ajo ka deklaruar se gjyqtarëve të SPAK po u bëhet presion, ndërsa prerazi ka theksuar se Gjykata Kushtetuese duhet të formohet deri në fund të vitit.
E pyetur për arresimet e fundit, ku ishte e përfshirë edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka e cila akuzohet për korrupsion, Kim ka thënë se përshëndet çdo vendim të SPAK.
Deklarata e Kim:
Folëm për rëndësinë e pjesëmarrjes politike dhe rëndësinë që udhëheqësit duhet të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të bashkohen për një kauzë të përbashkët. Gjithashtu që të rinjtë nuk duhet ta humbasin shpresën. Do të jem këtu për dy ditë pres me kënaqësi që të vizitoj katedralen. Përveç mikes sime të vjetër kam bërë një mike të re.
Më duket sikur takova një mike. Faleminderit që më bëtë të ndihem kaq e mirëpritur. Kam një përgjegjësi të cilës nuk mund ti largohem. Mendoj që është një lajm shumë i mirë që palët politike brenda dhe jashtë të mund të mblidhen së bashku për të diskututar për çfështje që mund të bien dakord.
Jam e sigurt që në fund do arrihet një kompromis për popullin shqiptar.
Gjykata kushtetuese:
Shqipëria ka qenë pa një gjykatë kushtetuese për një kohë të gjatë. Kjo nuk është një situatë e pranueshme për një vend anëtar të Natos dhe që aspiron BE. Sikurse e kam thënë opinioni i Komisionit të Venecias ofron mundësi për të ecur përpara. Kemi qenë të kënaqur që edhe Ruçi ka rënë dakrod që deri në fund të vitit duhet të ngrihet gjykata.
Arrestimet e fundit ky u përfshi Gjyqtarja Margjeka:
Përshëndes arrestimet e SPAK.Është një gjë e mire dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht fuksional. Ne po e shohim që disa janë përpjekur ti pengojnë në punën e tyre dhe të intimidojnë prokurorët e gjykatësit.
Apeli për palët politike:
Le të shikojmë se si do të funksionojë.
Mendoj që ligjet e Shqipërisë janë shumë të qarta dhe kushdo që e ka marrë atë letër e di se për çfarë jam duke folur. Ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë.