Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Beratit.
Bëhet fjalë për një 19-vjeçar i cili ka përfunduar i plagosur rëndë, pas një sherri masiv.
E gjithë skena ka ndodhur mesnatën e kaluar, ku dy grupe djemsh të rinj që ndodheshin në lokal po konsumonin pije alkoolike.
Mësohet se fillimisht, të rinjtë, pasi njëri nga njëra palë kishte ngacmuar të dashurën e një djali të palës tjetër, janë konfliktuar me fjalë. Por pas konflitit verbal, sherri ka agrvuar në përdorimin e grushteve dhe shkelmave. Madje, një nga djemtë, e ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin me inicialet S.D, duke e kapur nga varësja që mbante në qafë, dhe i ka shkaktuar atij prerje të shumta në fyt. I plagosuri ka shkuar me urgjencë në spital dhe është future në sallën e operacionit.
Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, grupi hetimor, ka mbledhur kamerat e sigurisë, dhe pas marrjes së dëshmisë së të plagosurit, ka bërë të mungur, arrestimin e minorenit R.H., 17-vjeç. Ky akuzohet se ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 19 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.