Këngëtarja shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka shkëputur çdo marrëdhënie me kompaninë muzikore “Arkiva Shqip” pasi sipas saj nuk ka pasur suportin e duhur nga ana e tyre.
Albërija publikoi një video ditën e djeshme në Instagram duke shpërthyer fishekzjarre, teksa shkruante se po festonte shkëputjen nga kjo kompani muzikore. Kjo nuk u la me kaq, sherri vijoi dhe në rrjetet sociale aty ku dolën hapur bisedat mes këngëtares dhe kompanisë.
Ndërsa para pak minutash është bërë publike dhe sherri që Albërije bëri në zyrat e kësaj kompanie.
Në video shihet Albërije e cila dallohet nga kapelja e saj dhe mbi të gjitha dëgjohet zëri i saj që kumbon. Këngëtarja thotë që nuk do të jetë më pjesë e Arkiva Shqip, aty ku sipas saj janë të gjitha kurvat e Shqipërise.
“Më dëgjo. Po flas unë . Po flet Albërije Hadërgjonaj. Dhe unë nuk jam varitrapin artiste që i keni ju aty sisisisisi fshati në festë që është turp me i pa që turp se se është mvje për të vjellë kur i shof këto këngëtare dhe ska pas asnjë lloj suporti nga ju. Kënga e re një tmerr. Një suport i jeepp iii ndyrë i qelbur. Nuk dua të kem punë më me ArkivaShqip. Kurrë. Dakord? Merrni kto KURVA mbajini nëpër kanale. Mirupafshim. Merrem unë me ArkivaShqip që mban gjithë kurvat e Shqipërisë në kanale.”- thotë Albërija në videon e bërë publike nga ArkivaShqip.