Presidenti i SHBA, Donald Trump është i gatshëm që të shpenzojë 100 milion dollarë, 44 milion dollarë më shumë se zgjedhjet në 2016, nga pasuria personale nëse është e nevojshme për t’u rizgjedhur si president i Amerikës.
Sipas mediave ndërkombëtare kjo do të jetë një veprim i shkëlqyeshëm nga një president në detyrë, por këshlltarët e tij nuk janë në favor të kësaj startegjie financiare.
Ndërkohë që Komiteti Kombëtar Republikan (RNC) ka shpenëzuar 800 milion dollarë, për rizgjedhjen e Donald Trump si president, deri tani. Ndërsa Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC) ka shpenëzuar 414 milion dollarë për kandidatin Joe Biden.
Gjithashtu Joe Biden në muajin gusht ka mbledhur 365 milion dollarë nga fushata, arritje e cila quhet e suksesshme, ndonsë shifrat e presidentit Trump nuk janë bërë akoma publike.