Valbona Kola, mjekja e qendrës shëndetësore në Klos, e cila ishte njëkohësisht mjekja e familjes së 65-vjeçarit Hasan Mira.
Ky i fundit në kushte të rënduara psikologjike i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, në Tiranë, dy ditë pasi ishte shtruar pasi gjendja ishte përkeqësuar.
“Gjendja e tij ishte padiskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe ato në Tiranë, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, djersë, lodhje. Nga ana psikologjike, nuk ishte keq. Ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën e paraqitjen në spital”, thotë mjekja Kola.
“Unë s’dua të shtrohem”, i kishte thënë i ndjeri doktoreshës kur gjendja ishte përkeqësuar e ajo i rekomandoi spitalin e Tiranës.
“Por që ishim të detyruar ta përcillnim nga gjendja e rënduar, po ai s’donte në fakt”, tha mjekja për “Shqipëria Live”.
Mjekja zbuloi se Hasan Mira nuk kishte pasur kurrë probleme psikologjike.