Një lajm i mirë vjen nga Kosova përsa i përket pandemisë së COVID19.
Mësohet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Por ndërkohë numërohen 97 raste të reja të infektuar me virusin.
Kjo është dita e parë pas shumë javësh që nuk ka ndërruar jetë asnjë person në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lajmi bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ku me shtimin e rasteve të reja numri i përgjithshëm i të infektuarëve ka shkuar në 14.301 ndërsa numri total i të vdekurëve ka shkuar 568 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.
NJOFTIMI I PLOTE
139 TË SHËRUAR DHE 97 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.