• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ju më fejuat me zor me…”, nga romanca me komshiun tek vjedhja e 15 mln lekëve, zbardhet dëshmia tronditëse per 23-vjeçaren që u vra nga i ati dhe vëllai

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ju më fejuat me zor me…”, nga romanca me komshiun tek vjedhja e 15 mln lekëve, zbardhet dëshmia tronditëse per 23-vjeçaren që u vra nga i ati dhe vëllai
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Ndihmë”, kjo ka qenë fjala e fundit e Eglantina Bucit e cila u qëllua për vdekje nga i vëllai Shkëlzen Buci. Pas krimit i vëllai ndaloi në një lavazh në Tiranë dhe lau makinën me të cilën udhëtoi drejt Malit me Gropa.

Rrëfimin e sjell M.T, dëshmitar i mbrojtur nga shteti. Ai filloi të flasë në janar 2018, kur u arrestua së bashku me Bucin si spiuni dhe bashkëpunëtori i tij për një ngjarje tjetër. Kjo ngjarje, pra vrasja e Eglantinës u hetua në atë kohë nga ish-prokurori Adriatik Cama, por zbardhja e krimit në familje u definua pas përgjigjeve të ADN që konfirmuan se eshtrat dhe një bluzë bezhë që ajo mbante veshur ishin të Eglantinës.



Vajza sipas dëshmitarit të mbrojtur M. T. shok me Bucin ishte larguar nga shtëpia pasi ishte dashuruar me fqinjin. Gjatë largimit ajo kishte vjedhur në banesë 15 milionë lekë të vjetra. “Për këtë fakt, në 2012 Eglantina u thirr në komisariatin e Kamzës”, kujton dëshmitari i mbrojtur. Por ndaj saj i ati Faiku kishte organizuar plan për ta vrarë duke e ndjekur me motor.

“Por siç mësova aso kohe, Eglantina që gjendej në autobus e pa dhe kur zbriti hyri mes njerëzve”, shton i penduari, dëshmitar okular gjatë vrasjes të së resë që u qëllua për çështje nderi. “Pasi kaluam guroret, Eglantina e shqetësuar i tha Shkëlzenit – mos më bësh gjë, por ai ju përgjigj: pasi të m’i tregosh të gjitha çfarë di dhe çfarë ke bërë do kthehemi prapë. E motra e pyet: po përse këtej, ato që di t’i kam treguar.

Dëshmitari rrëfen se gjatë rrugës i vëllai e pyeste: pse ike me atë, lekët pse i more, pse na turpërove? Në këtë çast sipas burimeve që kanë lexuar dosjen viktima i përgjigjet: lekët mi morën se më droguan, ju më fejuat me zor me personin që nuk e doja.

Dëshmitari shton se “në momentin që kaluam Qafë Mollën Eglantina e shqetësuar u lut: pranoj të fejohem me kë të doni ju, edhe sakat të jetë nuk e kam problem. Në këtë çast vëllai i thotë: e ke marrë rrugën e m…. thuaj ç’të duash, i more lekët dhe t’i hanë të tjerët”.

Dëshmitari kujton se ka parë që Shkëlzenit i ka rënë telefoni dhe në këtë çast Eglantina i është lutur: foli se mos më bën ndonjë gjë, se nuk është në terezi. Burime shtojnë se M. T i martuar u përdor për të joshur vajzën, madje i kishte dhënë edhe një unazë. “Vajza fshihej tek xhaxhai në Babrru pasi kishte frikë nga i ati – shton dëshmitari që pretendon se i dinte të gjitha këto pasi ishte shok i Shkëlzenit

Pas vrasjes Shkëlzeni më tha: ketë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy se ke fëmijë. Dëshmitari kujton gjithashtu se kërcënimet kishin vazhduar brenda ditës edhe nga Faik Buci “se mos bën vaki e të merr koka erë se ke çunin për të rritur”./ Gazeta Si

Pas

Ben Blushi rrihet me fqinjët, arsyeja do t’ju habisë!

Para

Ndahet opozita e re/ Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi në dy parti të ndryshme të reja

Para
Ndahet opozita e re/ Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi në dy parti të ndryshme të reja

Ndahet opozita e re/ Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi në dy parti të ndryshme të reja

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar