Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Historia tronditëse/ Si abuzoi fqinji me vajzën 5-vjeçare, babai rrëfen detajet e tmerrshme: Kishte shenja

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Historia tronditëse/ Si abuzoi fqinji me vajzën 5-vjeçare, babai rrëfen detajet e tmerrshme: Kishte shenja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ngacmimi seksual i një vajze 5 vjeçare nga fqinji i saj ishte në qendër të programit “Historia ime”, në Tv Klan.

Personi që abuzoi me 5 vjeçaren, një 48 vjeçar, është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë.

48-vjeçari u denoncuar nga familjarët e të miturës, pasi kjo e fundit i kishte rrëfyer nënës së saj. Ditën e sotme, i ftuar në studio ishte babai i 5-vjeçares, i cili rrëfeu për herë të parë gjithë ngjarjen dhe mënyrën se si mësoi ngjarjen tronditëse.

Babai i vogëlushes u shpreh se ishte nëna e vajzës ajo që kuptoi gjithçka dhe pas bisedës me vajzën arritën të mësonin çfarë i kishte ndodhur.

Rrëfimi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Mirela Milori: Çfarë ndodhi 2 muaj më parë, në 22 Qershor mos gaboj?

Babai: Po, para dy muajsh, ajo kohë ka qenë. Unë faktikisht nuk kam qenë në shtëpi në atë moment. Kur shkoj në shtëpi nga ora 4 pasdite. Shkoj në shtëpi shikoj nusen të shqetësuar, po qante. U habita, thashë çfarë ka ndodhur. E pyes: Çfarë ke? Më tha nuk është gjë e mirë ta them. Çfarë ke i thashë, fol. Filani më tha ka kapur vajzën e vogël, e gënjeu, e mori në shtëpi. Vajza nuk i kishte treguar ashtu siç duhej dhe më pas pa mbathjet që i kishte… Edhe aty dyshoi ajo dhe tha që filani, e tha me emër. Çfarë thua i thashë, u bëra gati ta takoja. Ajo tha mos ik, se nuk është tek shtëpia, se vajta unë dhe nuk është. Vajta unë tek shtëpia e atij personit, dera mbyllur. S’po besoja faktikisht, e mora çupën me të gënjyer që të më tregonte ndonjë gjë. Ajo po qante kishte dhimbje. Edhe i thashë të keqen babi, çfarë ke ti, ku ishe? Që ta gënjeja të nxirrte ndonjë fjalë. Edhe më tregoi disa gjëra ekstreme që nuk mund t’i them. Aty i thashë nuses bëhu gati të vemë në spital, t’i bëjmë një kontroll ta shikojmë. Tha doktori çfarë keni? I thashë më ka ndodhur një hall dhe i thashë. Më tha doktori: Këtë punë nuk e bëj unë dot vetëm, duhet të mblidhemi katër doktora këtu dhe do ta shikojmë këtë gjë. Ti duhet të lajmërosh policinë tha. Në rregull i thashë unë. Lajmërova policinë, të plotëfuqishmin e lagjes. E panë vajzën kishte shenja dhe më tha ka abuzuar tek vajza, por nuk ka arritur deri në fund, por ka bërë zarar. U mërzitëm aty. Policia më tha e njeh personin. Po i thashë unë. Në rregull më thanë, do të marrim në telefon, se do ta gjejmë, mos ki merak. Kam pritur deri në 10 e gjysmë-11 të natës sa e mori policia. Vajta në polici prapë, kallëzova, dhashë informacionin si ndodhi dhe pres tani të dalë dënimi i gjyqit të personit.

Mirela Milori: Personi e ka pranuar atë që ka bërë?

Babai: Ai faktikisht, oficeri i policisë më tha do të thërrasë Prokuroria këto ditë. Mua nuk më njoftuan ata, nuk zgjati 72 orë dhe ky kishte bërë një gjyq paraprak si quhet…

Mirela Milori: Është marrë në pyetje?

Babai: Po është marrë në pyetje dhe e kishte pranuar me dëshirë të madhe: Po e kam bërë tha, nuk ishte penduar. E kam gënjyer vajzën e mora tek shtëpia, përjashta aty. Kishte marrë disa kumbulla, nuk e di, ëmbëlsira. I kishte hedhur dorën në qafë, për dore e kishte marrë lart. Nusja mua në atë kohë më shikonte televizorin, me idenë se vajza ishte në dhomë tjetër. Edhe kështu tek gjyqi e kishte pranuar me qejf ai. Po është e vërtetë i kishte thënë.

Mirela Milori: Ti e njihje këtë person? Si ka qenë raporti juaj?

Babai: Unë këtë person e njoh, se vëllai i këtij personi ka bashkëjetuar me motrën time për 8-9 vite. Ajo po bën gati 2 vjet që nuk bashkëjeton më.

Mirela Milori: Si e ke njohur këtë person?

Babai: Unë këtë person kishim një ditëlindje një radhë në shtëpi, kur ishte motra me të vëllanë e tij në shtëpi e ftuam në shtëpi. Ka hyrë dhe ka dalë dhe disa herë të tjera./tvklan.al

 

Pas

“Nuk heq dorë nga besimi” Dy muaj pas tragjedisë në Kombinat, xhaxhai i Blerta Josifit tregon gjendjen e mbesës

Para

“Rrezikojmë dështimin e rradhës” Eksperti Dasho bën deklaratën e fortë për vaksinën e gripit: Ja cilat janë arsyet

Para
“Rrezikojmë dështimin e rradhës” Eksperti Dasho bën deklaratën e fortë për vaksinën e gripit: Ja cilat janë arsyet

“Rrezikojmë dështimin e rradhës” Eksperti Dasho bën deklaratën e fortë për vaksinën e gripit: Ja cilat janë arsyet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Perandoria e biznesit e Elon Musk, kompanitë që qëndrojnë pas njeriut më të pasur në botë

Perandoria e biznesit e Elon Musk, kompanitë që qëndrojnë pas njeriut më të pasur në botë

nga Fast News
09:00 | 22/06/2026
0

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

nga Fast News
08:30 | 22/06/2026
0

Italianët “pushtojnë” Shqipërinë, renditen si turistët kryesorë

Italianët “pushtojnë” Shqipërinë, renditen si turistët kryesorë

nga Fast News
08:06 | 22/06/2026
0

Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

nga Fast News
07:49 | 22/06/2026
0

Recent News

Perandoria e biznesit e Elon Musk, kompanitë që qëndrojnë pas njeriut më të pasur në botë

Perandoria e biznesit e Elon Musk, kompanitë që qëndrojnë pas njeriut më të pasur në botë

09:00 | 22/06/2026
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

08:30 | 22/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora