Dy muaj pas ngjarjes së rëndë në Kombinat ku u vetëflijuan nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe mbijetoi vajza tjetër Blerta, ka folur dhe xhaxhai i tyre.
Ai ka rrëfyer se është shumë i shqetësuar për mbesën e mbijetuar, e cila ende sot e kësaj dite pohon se do ta ndjekë fenë dhe nuk do të heqë dorë nga besimi, pavarësisht asaj që ndodhi.
“Blerta shprehet dhe është e bindur se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo pohon se do ta ndjekë këtë fe por që nuk do bëjë një veprim të tillë vetëflijimi për ringjallje. Unë nuk dua shumë që ti rikthej kujtesën se edhe sipas porosive të mjekut, nuk duhet ti rikujtojmë asgjë.”, tregon ai për “News 24”.
I ftuar në emisionin me “Zemër të Hapur” ai tha se Blerta ende nuk është në gjendje të jetojë e vetme, madje nuk ka hequr as dorë nga besimi i saj. Xhaxhai rrëfen se Blertës nuk mund t’i besojë asgjë, pasi thotë deklarata kontradiktore rreth ngjarjes.
RREFIMI I XHAXHAIT:
Jam ende i shqetësuar për Blertën pasi ajo nuk është në gjendje të jetojë apo të ushqehet vetëm. Pasi doli nga spitali ne jemi kujdesur dhe po kujdesemi shumë për të, pasi ajo është e pa qëndrueshme ende në logjikë. Ka momente që e pyes për diçka që ka të bëjë me ngjarjen dhe ajo në fillim thotë diçka tjetër dhe në fund thotë diçka tjetër. Nuk mund t’i besoj asgjëje apo ta marrë definitive pasi ajo i mohon dhe i pohon gjërat që ne e pyesim.
Por unë shpesh herë mundohem ta pyes sesi qëndron e vërteta dhe se çfarë ndodhi brenda atyre mureve, por nga sa më ka shprehur Blerta si fillim këtë vetëflijim e kanë nisur Zhaneta dhe Blerta të cilat nuk ja dolën dot dhe dolën nga dhoma, pastaj këtë insiativë e mori e ndjera Anisa e cila ndërroi jetë 15-muaj më parë sipas mjekësisë ligjore. Zhaneta shkonte në punë tre muaj para se të ndërronte jetë dhe kthehej me gëzim në shtëpi pasi mendonte se do të gjente Anisën të ringjallur. Blerta shprehet dhe është e bindur se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo pohon se do ta ndjekë këtë fe por që nuk do bëjë një veprim të tillë vetëflijimi për ringjallje. Unë nuk dua shumë që ti rikthej kujtesën se edhe sipas porosive të mjekut, nuk duhet ti rikujtojmë asgjë.
Në fillim Blertës i shfaqeshin pamje dhe bërtiste ndërsa tani është pak më qetë. Pasi doli nga spitali ne i kemi qendruar mbi kokë dhe nuk kemi neglizhuar për asnjë moment atë çka mjekët na pohuan pasi ajo përkeqësohet nga momenti në moment. Unë dhe familja e dajës së saj kemi marrë kujdestarinë e saj dhe po e mbajmë me radhë, tani ajo ndodhet te shtëpia e dajës, nuk e lejojmë asnjë moment vetëm, kur duhet të lëvizi dikush shkon dikush nga ne që qëndron me të.
Ne flasim, bisedojmë me të për të mësuar dhe parë se çfarë po ndodhë brenda mendjes së Blertës pasi unë jam shumë i shqetësuar, ajo duket sikur here-herë e ka logjikën tamam por here-herë duket e shqetësuar dhe nuk pohon më ato që mund t’i ketë thënë në fillim. Pikërisht për këtë jam edhe këtu sot pasi në atë shtëpi ku ndodhi krimi ajo nuk mund të kthehet më dhe ne nuk do ta lejojmë më këtë gjë, për punën e banesës i kërkoj shtetit nëpërmjet emisionit tuaj që të gjejmë një rrugëzgjidhje.