Panik në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ndodhi sot në mesditë pranë Urës Dervishbeg.
Sipas informacioneve flakët kanë rënë në një banesë në katin e pestë të një pallati.
Ndërkohë ende nuk dihen arsyet.
Për fat të mirë brenda nuk ka patur persona, por nga flakët rrezikojnë dhe banesat e tjera përreth.
Forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.