Britania e Madhe regjistron numrin më të lartë të të infektuarve. Zyrtarët e institucionit të shëndetësisë thanë të Dielën se kishte regjistruar 2,988 raste të reja të përditshme të koronavirusit, nga 1,813 të Shtunën në nivelin më të lartë që prej 23 majit.
Megjithatë, numri i v.ktimave mbeti në një nivel të ulët, me dy vdêkje të raportuara brenda 28 ditëve nga një test pozitiv COVID-19 në 24 orët e mëparshme, treguan të dhënat e qeverisë.
Ditën e sotme (6 shtator) numërohen të paktën 875 703 të vdêkur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor.
Ndërkohë, më shumë se 26 671 700 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17 496 300 konsiderohen sot si të shëruar.
Nga ana tjetër, ditën e djeshme 5 693 të vdêkur dhe 305 583 raste të reja janë regjistruar në botë.
Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdêkur në bilancet e tyre janë India me 1 089 v.ktima, SHBA-ja me 998 v.ktima dhe Brazili me 888 v.ktima.
SHBA-ja është vendi më i prekur si për nga numri i të vdêkurve ashtu dhe i rasteve me 187 777 të vdêkur për 6 202 053 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të paktën 2 283 454 persona janë deklaruar të shëruar.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 125 502 vdêkje për 4 091 801 raste, India me 69 561 vdêkje për 4 023 179 raste, Meksika me 66 851 vdêkje për 623 090 raste dhe Britania e Madhe me 41 537 vdêkje për 342 351 raste.