Një 61-vjeçar dyshohet se është vrarë në qytetin e Pejës. Blutë e Kosovës bëjnë me dije se se janë lajmëruar se një person gjendej i gjakosur në rrugën “Eqerem Qabej” dhe me arritjen në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e 61 vjeçarit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi I plotë I policisë: Me datën 05.09.2020 rreth orës 17:00, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në rrugën “Eqrem Qabej” në Pejë, është gjetur një person i gjakosur. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanë përgjigjur vendngjarjes.
Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959). Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”