Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku nje i ri është goditur nga policia gjatë udhëtimit të tij me tren.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të masave anti-covid nga ana e pasagjerit.
I riu britanik nuk kishte vendosur maskën dhe si rrjedhojë konfliktohet me oficerin e policisë, kur ky i fundit insiston që t’a vendosë me patjetër masën mbrojtëse.
“Unë nuk mbaj dot maskë për arsye shëndetësore”, kanë qënë këto fjalët shfajësuese të pasagjerit por mesa duket polici as nuk ka pyetur por direkt ka përdorur dhunën dhe forcën e pajustifikueshme.