• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Emra të njohur/ OFL zbret në Tiranë, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 ‘të fortëve’

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Emra të njohur/ OFL zbret në Tiranë, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 ‘të fortëve’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Tiranë, ku u ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për vjedhje, vrasje, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe për grup të strukturuar kriminal.

Kështu, mësohet se nën shënjestër janë vënë Altin Çela, Genci Xhixha, Ergest Zhupani dhe Sulejman Sina.

Altin Çela banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Genci Xhixha, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Xhixha njihet nga drejtësia shqiptare si personi që ka financuar dhe siguruar lëndën e kokainës, e cila vinte nga Kuba dhe përpunohej në laboratorin e Xibrakës, në Elbasan. Ai njihet si koka e Xibrakës.

Ergest Zhupani banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Zhupani, është 28 vjeçari që në 21 shkurt 2016 ekzekutoi me thikë shokun e tij Arenc Liço, dhe mbi të rendon akuza e “Vrasjes me dashje”.

Sherri me thika ka ndodhur gjatë natës së 21 shkurtit rreth orës 22:00 në një lokal pikë bastesh në zonën e Shkozës, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur në vend 39-vjeçari Arenc Liço.

Shkak i lindjes së këtij konflikti ka qënë një sherr pasi viktima nuk e kishte ftuar në ditëlindje autorin.

Sulejman Sina banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
  2. Xh., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;
  3. Zh., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
  4. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Pas

LAJM I FUNDIT/ ‘Duam lekët’ Plas keq në Rafinerinë e Ballshit, protestuesit përplasen me policinë

Para

Askujt nuk i shkon mendja/ Ky veprimi i thjeshtë ndihmon në dhënien fund të pandemisë

Para
Askujt nuk i shkon mendja/ Ky veprimi i thjeshtë ndihmon në dhënien fund të pandemisë

Askujt nuk i shkon mendja/ Ky veprimi i thjeshtë ndihmon në dhënien fund të pandemisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar