• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

U dënua për përdhunime, aktorin e filmave për të rritur e gjen belaja pas 20 vitesh

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
U dënua për përdhunime, aktorin e filmave për të rritur e gjen belaja pas 20 vitesh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori filmave për të rritur Ron Jeremy, i burgosur tashmë për disa përdhunime e sulme seksuale, është akuzuar sot dhe për të paktën 20 përdhunime të tjera që datojnë prej vitit 2004, duke përfshirë dhe sulmin ndaj një vajze 15-vjeçare, thanë prokurorët në Los Angeles.

Që prej arrestimit të tij fillestar një vit më parë, aktori 67-vjeçar që ka luajtur në më shumë se 1,700 filma për të rritur, 25 pretendime të reja janë depozituar kundër tij. 13 prej tyre vijnë nga Los Angeles, duke përfshirë dhe një 21-vjeçare që thotë se u sulmua prej tij jashtë një dyqani në Hollywood në janar të këtij viti.





Jeremy është shpallur i pafajshëm për akuzat e mëparshme dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë me 20 akuzat e reja. Ai ka qenw nw liri me kusht deri kohët e fundit.

Akuzat datojnë që prej vitit 2004, kur Jeremy akuzohet se ka sulmuar seksualisht një adoleshente në një festë në Santa Clarita, në periferi të Los Angeles

Viktimat e tij janë nga mosha 15 deri në 54 vjeç.

Nga akuzat e reja, gjashtë kanë ndodhur në një bar në West Hollywood dhe një tjetër në parkingun e këtij ambjenti.

Nëse shpallet fajtor për 28 akuzat e dhunës seksuale në Los Angeles ai mund të dënohet me 250 vjet burg.

Jeremy – emri i vërtetë i të cilit është Ronald Jeremy Hyatt – është një nga fytyrat më të njohura të industrisë së filmave “me pullë të kuqe”.

Mediat vendore thonë se gjashtë nga pretendimet e reja, vijnë nga vajza pjesë e kësaj industrie.

Lianne Young ka treguar për mediat sesi Jeremy e ndoqi atë nga pas para se ta sulmonte në Sunset Strip në vitin 2000.

Aktorja e filmave për të rritur tha se ishte e veshur me bikini në një festë të Halloween kur Jeremy e shtyu me forcë mbi një tavolinë dhe e përdhunoi.

Sipas Young, makthi i saj zgjati vetëm disa sekonda pasi e largoi me forcë atë, por tashmë 45 vjeçarja thotë se tre drejtues të tjerë të industrisë së filmave ishin prezentë gjatë sulmit dhe nuk reaguan fare.

Alana Evans, presidente shoqatës së aktoreve të filmave për të rritur, thotë se ka qenë gjithashtu në festën në fjalë dhe akuzon Jeremy se e ka përdhunuar.

Një tjetër aktore për të rritur Elle Hell thotë se ishte tepër e trembur nga influenca e Jeremy në industrinë pornografike për të denoncuar sulmin seksual të tij në 2014 në Chicago.

E përditshmja Times thotë se shumë viktima deklaronin se Jeremy ‘i shkelte kufijte’ me femrat në momentin e parë që i takonte.

Sabrina Alvarado, ish-modele e Playboy, tha se ka takuar për herë të parë Jeremy në eventin Exxxotica Expo në New Jersey, në 2015.

Alvarado thotë se i kërkoi Jeremy një foto por ai menjëherë e kapi nga gjokset dhe më pas e preku me gojë në to. Ajo dha provat me foto të momentit në fjalë.

Menaxherja e pronave të patundshme Charity Carson-Hawke tha për revistën Rolling Stone se kishte qenë mike me Jeremy kur ai kishte tentuar ta sulmonte në një hotel në maj 2020.

Carson-Hawke thotë se ata ishin në dhomën e hotelit me disa njerëz të tjerë, kur Jeremy i tha se donte t’i tregonte diçka. Ajo e ndoqi atë pasi mendonte se do të shkonin në një dhomë tjetër, por ai e drejtoi drejt tualetit.

Ajo thotë se Jeremy mbylli derën pas vetes dhe e mbështeti në mur duke e prekur.

“Ai përpiqej të vendoste dorën time te penisi i tij. Unë i thashë ‘Çfarë dreqin po bën?’ po ulërija e po rezistoja”, thotë ajo teksa më pas kishte shpëtuar nga kapja e tij dhe doli jashtë.

Pas

Këto janë shenjat më dorëlëshuara të horoskopit

Para

Nuk kishte para për të paguar operacionin, spitali i blen foshnjën

Para
Nuk kishte para për të paguar operacionin, spitali i blen foshnjën

Nuk kishte para për të paguar operacionin, spitali i blen foshnjën

Të Gjitha

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

nga Fast News
10:51 | 27/07/2025
0

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

nga Fast News
10:40 | 27/07/2025
0

Pesë këshilla para se të shkoni me pushime

Pesë këshilla para se të shkoni me pushime

nga Fast News
10:28 | 27/07/2025
0

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Recent News

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

10:51 | 27/07/2025
Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

10:40 | 27/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar