Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në kryeqytetin e Italisë, Romë.
Të përfshirë kanë qenë 3 emigrantë të infektuar me COVID19, të cilët ishin shtruar dhe po merrnin trajtimin e nevojshëm shëndetësor.
Por në një moment ata nuk donin të qëndronin më aty, në spitalin ushtarak të Cielos.
E gjithë skena më pas precipitoi në dhunë, pasi dhe mjekët e refuzuan vendimin e tyre për të dalë.
Emigrantët në fjalë qëlluan me grushte dhe kafshuan mjekët dhe infermierët që u përpoqën ti ndalonin për tu bërë rrezik për njerëzit e tjerë.
Më pas mbërriti dhe policia në vendngjarje dhe arrestoi 3 agresorët.
Në lidhje me këtë incident ka reaguar dhe opozita italiane, e cila e cilësoi qeverinë Conte si të paaftë për të siguruar jetën e qytetarëve të saj.