Edhe personazhet e famshëm në botë nuk kanë mundur të shpëtojnë pa u prekur nga virusi COVID19.
Në këtë listë bën pjesë edhe këngëtari i njohur kolumbian J Balvin.
Ky i fundit ka rezultuar pozitiv në testin e kryer dhe ndër të tjera ka rrëfyer edhe vështirësitë që ka patur në betejën me virusin.
Këtë e ka shpjeguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se për një moment ka humbur dhe shpresën nga pasojat e rënda që kishte virusi.
“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua, kur isha me COVID-19. Carlos dhe Sergi janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj, virusi u bë edhe më i fuqishëm.
Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, ka shkruar 35-vjeçari në Instagram.