• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pse Marina nuk del më në foto me Getoarin? Këngëtari bën postimin e papritur

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Pse Marina nuk del më në foto me Getoarin? Këngëtari bën postimin e papritur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Marina Vjollca iu është rikthyer pozave se ksi kësaj here nga bregdeti i Dhërmiut, plazh që ajo e ka veçuar si të preferuarin e saj.

Në pozat me një kalë bie në sy mungesa e bashkëshortit, Getoar Selimit. Kaq ka mjaftuar dhe ndjekësit e Marinës kanë nisur ta ngacmojnë duke dyshuar nëse mes tyre ka ndodhur diçka, që Getoari nuk po e shoqëron në këto pushime në jug, të cilat ajo i ka shfrytëzuar edhe për një set fotosh.

I vënë në siklet nga pyetjet e shumta, Getoari është detyruar që pas disa orësh të bëjë një postim ku shfaqet i përqafuar me Marinën, shoqëruar me statusin: “Me çikën tem”.

Ky reagim është komentuar dhe më shumë, por Getoari njihet për indiferencën e tij, pasi nuk debaton asnjëherë me ndjekësit. Kujtojmë që gjatë martesës së tyre, një ndër çiftet më simpatike të showbizzit janë komentuar edhe për zënka dhe mosmarrëveshje, por gjithçka ka kaluar me kohën.

Marina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh poston foto nga puna e saj në televizion e nga jeta me CEO-n e “Babastars”. E komentuar si vajza e njohur, për të cilën bashkëshorti i saj, Getoari, ka autoritet për vendimet që ajo merr në profesion, sa herë që Marina nis me pozat seksi ndjekësit mendojnë se mes saj dhe Getoarit mund të ketë ndodhur një krisje.

Kujtojmë që pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje edhe veshjet që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”. Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar.

Ndërsa Getoari, për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua.

Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale, pasi tashmë të dy po punojnë për projektet e tyre.

Marina festoi ditëlindjen e saj të 30-të si gruaja e një CEO-je, i cili i siguron asaj jetë luksoze, për shkak të fitimeve të mëdha nga muzika. Të gjithë i kujtojnë fotot e pushimeve martesore në vendet më të shtrenjta, një jetë luksoze kjo e siguruar nga bashkëshorti i saj kosovar, Getoar Selimi.

Kujtojmë që, me përçarjen e grupit “Babastars” me lider Getoarin, anëtarët e larguar, Skivi dhe Cozman, zbuluan dhe aksionet fitimprurëse të Selimit, që i japin mundësinë të bëjë jetë milioneri. Sa i përket profesionit, në “KLanifornia” ajo doli nga profili i thjeshtë prezantueses, duke provuar të shfaqet në skenë si një showgirl e vërtetë.

Po si nisi historia e tyre? Në fillim e ruajtën lidhjen të fshehtë, deri sa të bindeshin se marrëdhënia e tyre po shkonte në shinat e duhura, më pas vazhduan me disa foto nga të njëjtat vende ekzotike ku pushonin, ndërsa tani hedhin dhe ndonjë foto të dy.

Edhe pse lidhja e ish-moderatores së “Procesit sportiv” dhe reperit më të paguar në Kosovë, Getoar Selimi, u pasqyrua si telenovelë nga mediat, ajo komentohej si një nga historitë më të bukura të dashurisë.

E pas shumë udhëtimeve të çiftit sa në Prishtinë e në Tiranë për të qenë bashkë, ata e zgjidhën problemin e distancës me nisjen e një bashkëjetese në Tiranë në vitin 2015. Reperi u shpërngul nga Prishtina për të jetuar në apartamentin e tij në zonën elitë “Kodra e Diellit”, bashkë me Marinën.

Lajmin e bashkëjetesës e dhanë fillimisht mediat e Kosovës, të cilat kanë ndjekur në mënyrë të përpiktë hap pas hapi këtë lidhje, shpesh të dokumentuar me foto paparazzi dhe video e që sot vazhdon me martesë.

Sipas mediave të Kosovës, Getoari investon shumë para për Marinën, që nga pushimet e shtrenjta e deri te dhuratat e veçanta dhe luksoze.

Ndër dhuratat e para, Geti i bleu Marinës një makinë të tipit “Audi A7”, ndërkohë që bie në sy për veshjet e shtrenja.

/Panoramaplus.al

Pas

“Nëse hapen shkollat, infektohet 60% e popullsisë”, biznesmeni i njohur bën deklaratën e papritur

Para

Automjeti del nga rruga në Pogradec, në gjendje të rëndë një person

Para
Automjeti del nga rruga në Pogradec, në gjendje të rëndë një person

Automjeti del nga rruga në Pogradec, në gjendje të rëndë një person

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar