Në lidhje me debatet më të fundit për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë ka reaguar sërish zëvendëskryeministri, Erion Braçe. Ndërkaq, përmes një postimi në Instagram, Braçe thekson se deti është shitur fillimisht nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Zëvendëskryeministri në reagimin e tij ka publikuar një kronikë të 11 vjetëve më parë kur kryeministri i Greqisë në atë kohë Kostas Karamanlis, erdhi në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për çështjen e detit. Marrëveshje kjo që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Asgje nuk harrohet;
Keshtu u shit deti duke qeshur!
Te paturp atekohe, edhe me te paturp sot!
Deshmia eshte e Zeri i Amerikes;
Degjoni c’thote:
Per permbajtjen e saj (marreveshjes), ate qe Shqiperia ka lene ose ka marre,
U mbajt nje heshtje e plote, madje nuk u fol as ne perfundim te takimeve!
Pra hem dorezuan territorin shqiptar ne gjiun e Sarandes, hem heshten para, kur firmos e pasi vulosen “marreveshjen”;
Poshteruan nje vend, nje popull duke i mohuar edhe gjene me normale kudo ne bote, njohjen me “marreveshjen” e tyre!
Ishte lulzim Basha dhe deshmitar mbi te, Sali Berisha!
Lulzim Basha ishte minister i Jashtem;
Lulzim Basha eshte sot kryetar i PD dhe kerkon te rikthehet ne pushtet si nje virgjereshe;
Mendon se pas 11 vitesh gjithcka ka kaluar, eshte harruar dhe ai eshte qepur!
Marreveshja e tij qe leshon territor shqiptar ne gjiun e Sarandes u denoncua nga ne-socialistet, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese!
Lulzim BASHA ben sot gangsterin se nje prokuror i perjashtuar nga VETINGU refuzoi ta hetoj, madje varrosi pergjegjesine penale te tij dhe
Sali Berishes ne nje sere veprimesh te gjykuara te paligjshme e antikushtetuese deri ne firmosjen duke qeshur te marreveshjes!
Lulzim Basha ben sot gangsterin e burgut edhe pse sa here i kujtohet sapuni e ze barku ne dere gjykate,
por mbi te gjitha se ne kete vend nuk ka ende nje prokuror e gjykates qe te hetoje e gjykoje krimin me te madh mbi territorin e ketij vendi qyshkur Ahmet Zogu i shkuli Shqiperise territor si dorovitje per ata qe e risollen ne pushtet;
Mos harroni; te gjykuar si antikushtetues!
Megjithate, cdo gje qe nuk gjykohet nuk mbyllet, nuk harrohet, mbetet aty derisa te kete drejtesi!