Një ngjarje e rëndë është zbuluar në “Isle of dogs” në Londrën lindore, ku një nënë dhe djali i saj janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Analistja bankare, Yulia Gokcedag, 35 vjeç dhe djali i saj Timur, ishin raportuar të zhdukur në Policinë metropolitane të mërkurën, më 12 Gusht. Ata u gjetën në orën 3.20 të mëngjesit, në shtëpinë e tyre, nga dyshimet e para mendohet se djali është mbytur ndërsa nëna është varur, si një akt vetëvrasje. Hetimet për vdekjet janë vendosur të mbahen në Gjykatën e Poplar Coroner më 16 dhjetor.
Policia Metropolitane, ka thënë se drejtoria e saj e Standardeve Profesionale (DPS) ishte e informuar. Një referim u bë pranë Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) e cila iu referua përsëri njësisë vendore të standardeve profesionale e cila aktualisht po heton.
Një zëdhënës i policisë ka thënë se: ‘Oficerët u detyruan të hynin në pronë dhe gjetën Yulia dhe djalin e saj Timur të vdekur. Ekzaminimet e para përcaktuan shkakun e vdekjes për Yulian, që është varja dhe shkaku i vdekjes së Timurit është mbytja.”
Sipas “Dailymail”, Gokcedag ka qenë e martuar me bankierin Mehmet Gokcedag, 50 vjeç, në 2011, dhe një vit më vonë familja u transferua në Londër. Ajo kishte ndarë fotot në Facebook me burrin e saj gjatë kohës në Londër, por nuk është e qartë nëse ata ishin akoma bashkë para vdekjes së saj.
Gokcedag, ka punuar si analiste e të dhënave në Shërbimin e Investitorëve të Moody dhe kishte fituar çmime si bankiere në Barclays, sipas llogarisë së saj të Linkedin. Ajo fitoi një diplomë të financave dhe ekonomisë në Universitetin Financiar të Moskës përpara se të bënte një kurs akademik anglisht në London School of Economy dhe para se të transferohej në MB, kishte punuar në dy kompani të shërbimeve financiare në Rusinë jug-lindore.
Ajo ishte renditur në Kompanitë House si një shtetase britanike dhe drejtoreshë e dy bizneseve. Njëra ishte një kompani e shërbimeve arsimore dhe tjetra përfshinte marrjen me qira të pronave të Shoqatës së Strehimit. Burri i saj, i cili është turk, ka një diplomë në Universitetin Yale dhe është nënkryetar i bankës së investimeve Bear Stearns.