Nga Vjena, kryeministri Edi Rama ka folur dhe për zgjerimin detar të Greqisë.
Rama deklaroi se deklarata e Mitsotakis nuk kanë lidhje me ujërat tanë territorialë.
“Shqipëria i ka marr Greqia do i marrë se nuk eshtë rasti për të bërë raftin me kushtetutën dhe një çështje të marrëdhënies ndërkombëtare”, tha Rama.
Po ashtu gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se me palën greke po punohet në mënyrë konsrtuktive. Sipas Ramës, ,marrëveshjet shtetërore nuk bëhen dot fshehurazi ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për konspiracion mes palëve.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, çështja e zgjerimit të Greqisë në detin Jon nuk ka lidhje me ate cfare ndodh mes Greqise dhe Turqise.
“Ne jemi shtrirë në ujërat tanë territoriale me 6 milje që në vitin 1990. E kemi ushtruar këtë të drejtë. Greqia nuk e ka kontestuar dhe nuk ka çarte konteston.
Midis ujërave territorialë të vendeve ka ujera të ndërmjetëm. Pra njësoj sic ka rrugë midis vendbanimeve dhe midis shteteve për të kaluar ka edhe rrugë për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta. Marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuara nga konventa është e drejtë e çdo shteti. Nuk ka lidhje me atë çfarë ndodh mes Turqisë dhe Greqisë. Ajo është një mosmarrëveshje për delimitimin e ujërave territoriale. Një mosmarrëveshje që ne jemi duke e trajtuar në mënyrë konstruktive, por për të cilën nuk kemi një rezultat dhe dakordësine e të dyja palëve.
Dua të them që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. Nuk është një konspiracion që bëhet mes dy palëve dhe nuk e merr vesh njeri. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionalë dhe bëhet ligj”, tha Rama./shkodranews