Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Liri i Rrushkës’, u kap në çadër me gruan e fëmijën! Me vete kishte…

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
‘Liri i Rrushkës’, u kap në çadër me gruan e fëmijën! Me vete kishte…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ky që shihni në këtë foto është Ilir Berberi, i konsideruar si i “forti” i Pogradecit dhe në qytet thirret “Liri i Rushkës”, për shkak se nëna e tij, quhet Ruzhdie.

Berberi, së bashku me Meard Berberin ose “Koron” dhe disa persona të tjerë, dyshohen nga policia dhe prokuroria e Pogradecit, se kanë organizuar dy sulmet me armë të datës 1 dhe 8 gusht 2020 në hotel “Voloreka” në Drilon. Për më tepër Ilir Berberi, është marrë i pandehur dhe shpallur në kërkim qysh prej datës 11 gusht 2020 për akuzën e “Kanosjes për të mos kallëzuar” kryer ndaj biznesmenit Jetmir Muçllari, “Kundërshtim të forcave të policisë” kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Këto vepra penale, Ilir Berberi i ka kryer gjatë muajit shkurt 2020 në ambientet e gjykatës së Pogradecit, ku Berberi së bashku me djalin e tij, Firdeus Berberi, Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi, vëllain e Mariglen Topuzit, kanë kërcënuar me jetë dëshmitarin Jetmir Muçllari, i cili do dëshmonte në një proces gjyqësor kundër Mariglen Topuzit, të akuzuar për djegie makine.

Këta persona i kanë pohuar Muçllarit se nëse do dëshmonte kundër Topuzit do e vrisnin atë dhe djalin e tij. “Liri i Rushkës” i konsideruar si i “forti” i Pogradecit qëndronte i fshehur në një çadër me ngjyrë rozë të vendosur në një pyll, ku flinte me bashkëjetuesen dhe vajzën e tij 3 vjeçe.

Sipas dosjes që “Shqiptarja.com” disponon arrestimi i Ilir Berberit është kryer në vendin e quajtur “Bregu i Muçit” mbi fshatin Verdovë Pogradec, ku është konstatuar në pjesën e pyllëzuar sipër fshatit një çadër fushimi me ngjyrë rozë, e fiksuar në tokë midis disa gurëve që ndodheshin aty.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në raportin e policisë thuhet se: “…me të konstatuar këtë çadër duke dyshuar se aty mund të ishte fshehur personi në kërkim Ilir Berberi, shërbimet e policisë kanë shkuar brenda saj dhe aty është gjetur Ilir Berberi, i cili po flinte në një dyshek në tokë brenda çadrës…”.

Gjithashtu brenda në çadër është gjetur duke fjetur edhe Blerina Poçe së bashku me një fëmijë të moshës 3 vjeç, A.B. Blerina Poçe, është bashkëjetuese e Ilir Berberit. Gjatë kontrollit të ushtruar në çadër, janë gjetur të futura në një qese plastike 58 fishekë pistolete. Teksa ka gjetur këtë qese me fishekë, policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm brenda çadrës dhe më pas është konstatuar poshtë dyshekut të fjetjes një armë zjarri pistoletë model CZ 9 milimetërshe.

Arma ishte e pajisur me një krehër me 7 fishekë dhe sipas policisë, një plumb është gjetur gjatë kontrollit teknik të armës në folenë e pistoletës. Pas kapjes në flagrancë është kryer prangosja e Ilir Berberit dhe shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Momentalisht Berberi ndodhet në burg, pasi gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e arrestit në burg për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, “Kanosjes për të mos kallëzuar” kryer ndaj biznesmenit Jetmir Muçllari, “Kundërshtim të forcave të policisë” kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Berberi ka apeluar vendimin dhe pritet që në ditët në vijim do jetë gjykata e Apelit Korçë, për të vendosur nëse i “forti” i Pogradecit do lirohet ose jo.

Pas

Sukses në testimin e vaksinës “Moderna”, çfarë ndodhi me vullnetarët që e provuan

Para

Të shtëna me armë zjarri gjatë një dasme, detajet e para

Para
E rëndë në Fushë-Krujë/ Plagosen me thikë babë e bir, dërgohen urgjent drejt Traumës (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri gjatë një dasme, detajet e para

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

nga Fast News
09:00 | 20/03/2026
0

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

nga Fast News
08:30 | 20/03/2026
0

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

nga Fast News
08:00 | 20/03/2026
0

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

nga Fast News
14:55 | 19/03/2026
0

Recent News

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

09:00 | 20/03/2026
Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

08:30 | 20/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora