Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Dita e saj e fundit në punë, Ardi Veliu i jep çertifikatë të lartë vlerësuese Aida Hajnajt

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Dita e saj e fundit në punë, Ardi Veliu i jep çertifikatë të lartë vlerësuese Aida Hajnajt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vlerësuar me një çertifikatë Zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Aida Hajnaj është emëruar tashmë në krye të BKH.

Çertifikata e vlerësimit ka motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë një ceremonie për të vlerësuar punën e ZV/Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila sot largohet nga detyra për të filluar në detyrën e re si Drejtore e BKH-së, i ka dorëzuar znj. Hajnaj certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Drejtor Veliu ka vlerësuar maksimalisht punën, integritetin dhe kontributin e znj. Hajnaj, për më shumë se dy dekada në Polici dhe i ka uruar asaj suksese në detyrën e re shumë të rëndësishme.

Znj. Aida Hajnaj, ka falënderuar Drejtor Veliun për vlerësimin dhe mbështetjen gjatë kryerjes së detyrës në rolin e Zv/Drejtoreshës dhe njëkohësisht ka vlerësuar e falënderuar gjithë kolegët që ajo ka punuar gjatë këtyre viteve në Polici.

Në vijim Drejtor Veliu, ka bërë prezent edhe disa ndryshime me qëllim dhënien e një implusi të ri por edhe për shkak të largimit të Zv/Drejtoreshë Hajnajt.

Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me miratim të Ministrit të Brendshëm, ka marrë gradën Drejtues i Lartë dhe është emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Albert Dervishaj, deri sot në detyrën e Drejtorit të Rendit.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Idajet Faskaj, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ka marrë gradën Drejtues i Parë.

Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues i Parë Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën Drejtues i Lartë.

Pas

Romeo poston foton romantike me Jonidën, i kthehet komentuesja: Dukeni shumë fallco

Para

Festojë përvjetorin e martesës, Andrra i shpreh fjalët më të bukura Sinanit: U betuam për lumturi të përjetshme

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

nga Fast News
22:08 | 22/11/2026
0

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

nga Fast News
20:25 | 22/11/2026
0

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

nga Fast News
19:31 | 22/11/2026
0

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

nga Fast News
12:41 | 22/11/2026
0

Recent News

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

22:08 | 22/11/2026
Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

20:25 | 22/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora