Ka rënë në prangat e policisë ish-punonjësi i ALUIZNI-t në Durrës, Skerdilajd Bello, 30 vjeç.
Bello është në kërkim nga policia prej 9 muajsh sepse akuohet si një nga përgjegjësit për shembjen e bansave gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
30-vjeçari akuzohet për shërdorim detye dhe gjykata ka vendosur “Arrest me burg” në mugesë të tij.
Ndërkohë, rikujtojmë se Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg” për Falmur Gjuzin, (ish-drejtor i ALUIZNIT), Artemis Malkon, Artur Çelën, Arben Qaton, Dëshira Qaton, Aldo Dakovelli, Skerdilajd Bello, Artur Terziu dhe Rasim Shehu.
Këta persona konsiderohen përgjegjës për ndërtesat e shembura në zonën e Durrësit nga tërmeti i 26 nëntorit.