Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me çështjen e detit, që kryeministri grek deklaroi se shteti fqinj do të zgjerohet me 12 milje në ujërat e detit Jon.
Braçe ka deklaruar se askush nuk është duke na pushtuar apo duke na rrëmbyer tokën e detin. Zëvendës kryeministri ka shkruar se kjo çështje i takon konventave ndërkombëtare dhe garantohen e regullohen me ligj.
Reagimi i plotë:
Qetesohuni!
Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!
Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, ëhatsapp;
QETESOHUNI!
NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!
Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!
Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme;
Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!
Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar;
Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj!
Jemi po te njejtet!