Ditën e sotme u përfshi nga flakët një skaf në qytetin e Vlorës.
Mësohet se turistët kishin dalë me skaf, por më pas u kthyen në bregdet kur panë problemin. Atë moment skafi nga shpërthyer në flakë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se skafi kishte 500 litra benzinë, që nëse shpërthente do të përfundonte në një tragjedi. Por për fat të mirë turistët kanë arritur të kuptojnë që skafi i tyre kishte një problem dhe janë kthyer në bregdet.