• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

Hani çdo ditë 1 kokërr domate dhe do të mahniteni nga nga ajo që do t’i ndodhë trupit tuaj

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Hani çdo ditë 1 kokërr domate dhe do të mahniteni nga nga ajo që do t’i ndodhë trupit tuaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen. Kjo substancë u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe i mbron ato nga rrezet ultraviolet të diellit. Pothuajse në të njëjtën mënyrë mund të mbrojë edhe qelizat tuaja nga dëmtimet. Domatet janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese.

Sistemi imunitar: Likopeni është një antioksidues i fuqishëm, lufton molekulat e quajtura radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe ndikojnë tek sistemi imunitar. Për shkak të kësaj, ushqimet e larta në likopene, si domatet, ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë, stomakut ose prostatës. Disa studime sugjerojnë se domatet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve tek pankreasi, zorra, fyti, goja, gjiri dhe mitra.

Zemra: Likopeni mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e nivelve të LDL-së ose kolesterolit të “keq”, si dhe tensionin e gjakut. Domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Lëndë të tjera ushqyese tek domatet, si vitaminat B dhe E, dhe antioksiduesit e quajtur flavonoide, mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Sytë: Domatet kanë substanca të quajtura luteinë dhe zeaksantinë, që mund të mbrojnë sytë nga drita blu e lëshuar nga pajisjet elektronike, si telefonat dhe kompjuterët. Ato lehtësojnë gjithashtu dhimbjen e kokës të shkaktuara nga lodhja e syve. Disa studime madje sugjerojnë se domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular të lidhur me moshën, një ndër shkaqet kryesore të verbimit të njerëzve.

Mushkëritë: Disa studime kanë treguar se domatet mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga astma, si dhe mund të parandalojnë emfizemën, një gjendje që dëmton ngadalë alveolat e ajrit në mushkëri. Kjo falë antioksiduesve si likopeni, luteina dhe zeaksantina, që luftojnë substancat e rrezikshme në tymin e duhanit, shkaktari kryesor i emfizemës. Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë më shumë rreth këtyre efekteve.

Shëndeti oral: Studimet kanë treguar se likopeni mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti në të njëjtën mënyrë siç mund të parandalojë kancerin, duke parandaluar radikalet e lira. Por, për shkak të dozave të larta në acid, konsumimi i domateve të freskëta mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, prandaj nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar domate. Është mirë të prisni të paktën 30 minuta.

Pas

“Ti kërkojë falje shqiptarëve”, prokurori grek nuk i ndahet yllit anglez, si gënjeu futbollisti për të fajësuar shqiptarët

Para

“S’kam frikë nga koronavirusi”, duke kënduar dhe kërcyer, Monika Kryemadhi i futet me ‘kokë’ kuzhinës në Jalë (Video)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar