Funksionarët më të lartë të shtetit shqiptar janë verifikuar gjatë vitit 2018 nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nëse janë implikuar në veprimtarinë e ish-Sigurimit, në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale.
Në raportin për veprimtarinë vjetore, komisioni i hapjes së dosjeve, sqaron se gjatë vitit 2018, janë verifikuar lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit presidenti i Republikës, Ilir Meta, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe Prokurorja e Përgjithshëm e Përkohshëm, Arta Marku.
Po gjatë vitit 2018, komisioni i hapjes së dosjeve ka verifikuar anëtarët e Akademisë së Shkencave, konkretisht Skënder Gjinushi, Rexhep Mejdani, Aurela Anastasi, Kosta Barjaba, Apollon Baçe, Gudar Beqiraj, Floresha Dado, Artan Fuga, Fatos Kongoli, Beqir Meta, Petraq Petro, Xhevahir Spahiu etj.
Gjithashtu janë verifikuar të gjithë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjeneralët dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në raportin e depozituar në Kuvend, nuk jep të dhëna mbi rezultatin e verifikimit të pastërtisë së figurës. Megjithatë, Autoriteti thotë se gjatë dy viteve të fundit, ka zbuluar 30 kandidatë dhe zyrtarë në dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit.
Inicialet e personave në fjalë nuk përputhen me funksionarët e lartë të shtetit, të renditur në listën e mëposhtme, çka do të thotë se ish-bashkëpunëtorët e zbuluar u përkasin niveleve më të ulëta të administratës shtetërore. Ndërkaq, vetëm një numër i ulët deputetësh janë verifikuar për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.
Vetëm katër deputetë janë verifikuar me kërkesë të tyre, mes të cilëve është edhe deputeti demokrat, Myslim Murrizi, i përjashtuar nga PD, pasi refuzoi të ‘digjte’ mandatin. Të katër deputetët kanë rezultuar të pastër.
Funksionarët e verifikuar për lidhje të mundshme me ish-Sigurimin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca
Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, Arta Marku
Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Bardhyl Kollçaku
Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral Albert Mullai
Genta Tafa (Bungo), kryetare e KPK
Alma Faskaj, anëtare e KPK
Brunilda Bekteshi (Vasha), KPK
Etleda Çiftja, anëtare e KPK
Firdes Shuli, anëtare e KPK
Lulzim Hamitaj, anëtar i KPK
Olsi Komici, anëtar i KPK
Pamela Qirko, anëtare e KPK
Roland Ilia, anëtar i KPK
Suela Zhegu, anëtare e KPK
Valbona Sanxhaktari, anëtare e KPK
Xhensila Pine, anëtare e KPK
Natasha Mulaj, kryetare e KPA
Albana Shtylla, gjyqtare në KPA
Ardian Hajdari, gjyqtar në KPA
Ina Rama, gjyqtare në KPA
Luan Daci, gjyqtare në KPA
Rezarta Schuetz, gjyqtare në KPA
Sokol Çomo, gjyqtar në KPA
Naureda Llagami, kryetare e KLGJ
Maksim Qoku, nënkryetar i KLGJ
Fatmira Luli, anëtare e KLGJ
Medi Bici, anëtar i KLGJ
Brunilda Kadi, anëtare e KLGJ
Brikena Ukperaj, anëtare e KLGJ
Erjon Muharremaj, anëtar i KLGJ
Marçela Shehu, anëtare e KLGJ
Alban Toro, anëtar i KLGJ
Ilir Toska, anëtar i KLGJ
Dritan Hallunaj, anëtar i KLGJ
Gent Ibrahimi, kryetar i KLP
Kostaq Beluri, anëtar i KLP
Gentian Osmanaj, anëtar i KLP
Bujar Sheshi, anëtar i KLP
Antoneta Sevdari, anëtare e KLP
Besnik Cani, anëtar i KLP
Arben Dollapaj, anëtar i KLP
Tartar Bazaj, anëtar i KLP
Nurihan Seiti Metaj, anëtare e KLP
Sandër Beci, anëtar i KLP
Alfred Balla, anëtar i KLP
Aurela Anastasi, Akademia e Shkencave
Kosta Barjaba, Akademia e Shkencave
Apollon Baçe, Akademia e Shkencave
Gudar Beqiraj, Akademia e Shkencave
Salvator Bushati, Akademia e Shkencave
Floresha Dado, Akademia e Shkencave
Albert Doja, Akademia e Shkencave
Neki Frashëri, Akademia e Shkencave
Artan Fuga, Akademia e Shkencave
Nazim Gruda, Akademia e Shkencave
Skënder Gjinushi, Akademia e Shkencave
Jorgaq Kaçani, Akademia e Shkencave
Adnan Kastrati, Akademia e Shkencave
Anesti Kondili, Akademia e Shkencave
Efigjeni Kongjika, Akademia e Shkencave
Fatos Kongoli, Akademia e Shkencave
Rexhep Mejdani, Akademia e Shkencave
Arben Merkoçi, Akademia e Shkencave
Beqir Meta, Akademia e Shkencave
Petraq Petro, Akademia e Shkencave
Edmond Pinguli, Akademia e Shkencave
Bashkim Resuli, Akademia e Shkencave
Xhevahir Spahiu, Akademia e Shkencave
Vasil. S Tole, Akademia e Shkencave
Jani Vangjeli, Akademia e Shkencave
Marenglen Verli, Akademia e Shkencave
Floran Vila, Akademia e Shkencave
Klement Zguri, kryetar i KQZ
Denar Biba, zëvendëskryetar i KQZ
Edlira Jorgaqi, anëtare e KQZ
Rezarta Bitri, anëtare e KQZ
Bledar Skënderi, anëtar i KQZ
(Marrë nga Shqiptarja.com)