Mjeku kirurg në Berat Edi Bejko, i cili ka qenë për disa vjet drejtor i spitalit, ka bërë thirrje për qytetarët që të mos fokusohen vetëm te COVID-i dhe të lënë pas dorë e sëmundjet e tjera. Në një postim në Facebook, Bejko shkruan, se gjatë periudhës së pandemisë, kanë ndërruar jetë një numër i madh pacientësh me sëmundje të ndryshme, duke filluar nga patologjitë lamilinje, infarktet dhe sëmundjet e gjakut.
Sipas tij, sëmundjet e tjera po vrasin më shumë se koronavirusi, por të gjitha mediat dhe rrjetet sociale, janë fokusuar tek COVID-19. Në fund ai bën apel, që ashtu si për COVID-in, njerëzit të kujdesen edhe për sëmundjet e tjera.
Statusi i plotë i Kirurgut Edi Bejko.
More po çfarë bëhet kështu?? Jemi ngulur tek corona në mendime,në veprime,në pasoja dhe nuk po merremi me aspekte të tjera të veprimtarisë dhe sëmundshmërisë njerëzore..! Në një periudhë të shkurtër përgjatë këtyre javëve si mjek,kam diagnostikuar shumë individë me sëmundje terminale malinje,aq sa nuk kam parë për një periudhë të gjatë kohore..
Arsyeja?? E thjesht..!! Të gjitha antenat mediatike shtetërore dhe sociale janë drejtuar vetëm te covidi.. Të gjithë individët të tmerruar nga llomotitja e vetme për “covidin” ngado nëpër ekrane,rrjete sociale apo zyrtare janë frenuar për tu paraqitur sa më herët pranë mjekut specialistit,në vendin perkatës.. Ik nga shiu …bjer në breshër.!!