Dy prej personaliteteve që krijuan Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj janë kthyer tashmë në Partinë Demokratike. Ata bëjnë pjesë tek anëtarët e këshillit të saj kombëtar.
Ndërkohë, ish-presidenti, Bamir Topi nuk është kundër bashkëpunimit me opozitën aktuale. Topi shton se ka kontakt me kryedemokratin, Lulzim Basha.
“Njeriu nuk përjashton komunikimin. Muajt në vazhdim, ndonëse janë shumë afër zgjedhjeve mund të japë shanse për skema të reja të kongurimit të blloqeve. Ne natyrisht do shohim. Në prolin tim jam një njeri që se kam braktisur bindjen e së djathtës”, shprehet ish presidenti.
Topi pati disa konflikte me ish-kryeministrin, Sali Berisha, gjë që e detyroi atë të krijonte një koalicion të majtë, madje duke u bërë palë me Edi Ramën gjatë garës vendore.
Qeverisja e socialistëve, por edhe ndryshimet e fundit kushtetuese, për hapjen e listave zgjedhore që prekin formulën e koalicioneve të përbëra, duket se i kanë hequr besimin tek socialistet kryetarit të FRD-se.
“Teknikalitet, articë që vetë kryeministri e përdor. Ai e tha që nuk mendoj për të ardhmen politike të tjerëve, por të PS”, shtoi Top.
Në intervistën për A2, Bamir Topi thotë se mbështet listat e hapura, por kërkon që e gjithë fomula e re të zbatohet në mënyrë të drejtë.
“Unë jam për lista të hapura, jam për garë të ndershme. Mos ketë stërkëmbësha”, përfundon ish presidenti.