• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Është e pamundur të kaloni kufirin” Nuk ndalet ministrja Xhaçka, tjetër thirrje për emigrantët në Kakavijë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Është e pamundur të kaloni kufirin” Nuk ndalet ministrja Xhaçka, tjetër thirrje për emigrantët në Kakavijë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një tjetër reagim të rëndësishëm në lidhje me situatën e vështirë në pikën kufitare të Kakavijës.

Ajo ka njoftuar se ditën e nesërme pas orës 06:00 të mëngjesit në territorin grek do të hyjnë vetëm 750 qytetarë nga Kakavija dhe 300 nga Kapshtica, të cilët duhet t’i nënshtrohen disa rregullave.

Mes rregullave shtë vendosur se qytetarët duhet të kenë me vete në pikën e kalimit kufitar edhe testin negativ të COVID-19, të cilin nuk duhet ta kenë bërë më pak se 72 orë më parë.

Ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që janë larg pikës së kalimit kufitar që të kthehen në shtëpi, pasi nuk do mund të kalojnë, ministrja Xhaçka bën të ditur se qytetarët që ndodhen atje do të njoftohen në të gjitha format për masat e reja.

“Njohja e informacionit të duhur për lëvizjet në pikat hyrëse e dalëse me Greqinë është thelbësore për të gjithë qytetarët që po kalojnë orë pritje në pikat kufitare. Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile, përmes efektivëve të FA po informon në vazhdimësi secilin qytetar në Kakavijë e Kapshticë se:

Nga data 16.08.2020 ora 06:00 deri në orën 22:00, nëpërmjet Kakavijës do lejohen të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Gjithashtu duhet edhe të kenë rezultuar negativë ndaj COVID-19.

Qytetarët do të njoftohen në të gjitha format për masat e reja, edhe në terren aty ku janë në radhë.

I bëjmë sërish thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve, që të ndërgjegjësohen për respektimin e informacionit të mësipërm, pasi me ritmet që po kryhen procedurat e po kalojnë qytetarët, është e pamundur të kalojnë kufirin para hyrjes në fuqi të regjimit të ri, nga i cili na ndajnë pak orë”, bën me dije Xhaçka.

Pas

Si të shpëtoni nga zverdhja e thonjve- Metoda natyrale në shtëpi

Para

“Nuk kujdesesh për krijesën tënde” Deklarata shokuese e Blendi Gonxhes për prindërit e 10-vjeçarit që përplasi ambulanca në Kakavijë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar