• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kaosi në Kakavijë/ Ministria e Jashtme nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Ja rregullat e reja duke filluar që nesër

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Kaosi në Kakavijë/ Ministria e Jashtme nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Ja rregullat e reja duke filluar që nesër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në Kakavijë prej 4 ditësh është kaotike.

Ndërkohë ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm pak minuta më parë.





Në të thuhet se pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve është arritur mirëkuptimi që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00.

Ministria bën me dije se “kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme duke vijuar me të njëjtat ritme intensive të testimit dhe kalimit të shtetasve të mbetur në rradhë në Kakavijë, deri nesër, e diel, dt.16 gusht 2020, ora 22:00.”

Por behet e ditur se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor.

“Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Nënvizojmë se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit garanton kujdesin maksimal në kontrollet e dokumentacionit të nevojshëm shumë më herët se mbërritja në kufijtë tokësorë në mënyrë që të evitohet pritja e shtetasve në rradhë”, thuhet nder te tjera ne njoftim.

 

 

Pas

“Qeveria Rama të japë menjëherë dorëheqjen” Revoltohet ish-deputeti: Mijëra shqiptarë në mëshirë të fatit

Para

‘Kërcet’ pistoleta në Vlorë/ Pas të shtënave, plagoset një person

Para
‘Kërcet’ pistoleta në Vlorë/ Pas të shtënave, plagoset një person

‘Kërcet’ pistoleta në Vlorë/ Pas të shtënave, plagoset një person

Të Gjitha

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

nga Fast News
08:30 | 07/08/2025
0

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

nga Fast News
08:00 | 07/08/2025
0

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

nga Fast News
07:30 | 07/08/2025
0

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Recent News

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

08:30 | 07/08/2025
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

08:00 | 07/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar