Duket se pandemia nuk po kursen as institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.
Mësohet se në burgun e Fierit janë konfirmuar së fundmi 8 raste të reja me COVID19.
Sipas burimeve ata janë 6 punonjës së policisë së burgjeve, dy infermierë dhe një i dënuar.
Ky i fundit është dërguar për në spitalin e burgut.
Deri më tani në vendin tonë numërohen 15 të burgosur me koronavirus.
Katër prej tyre janë të shtruar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa numri më i madh i të dënuarve me COVID-19 është në burgun e Lezhës.