Prej tre ditësh në pikën kufitare të Kakavijës janë shkaktuar rradhë kilometrike, ku njerëzit presin me orë të tëra, madje duke kaluar aty dhe natën, për të kaluar në Greqi.
Ndërkohë pas situatës kaotike ka ardhur dhe reagimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ky i fundit shprehet se rradhët sipas tij janë të pashmangshme dhe janë krijuar nga procedurat e e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek.
Gjithashtu Lleshaj u bën thirrje dhe qytetarëve që të informohen mirë përpara se të udhëtojnë në mënyrë që të shmangin pritjen në rradhët e gjata në kushtet e temperaturave të larta.
“Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek ‘ alt=”??” draggable=false role=img class=emoji v:shapes=”_x0000_i1025″> kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar. Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”, thekson ministri.